Kategori
Uncategorized

Zoti e bekoft familjen Krasniqi dhe kolonelin madheshtor.

Ministri i pare i luftes Kol.Ahmet Krasniqi, një profesionalist i artit dhe doktrinës luftarake.

Nga major Nazif Ramabaja

Zevendesi i kol. Tahir Zemajt dhe komandant i njësive operative të Lugut të Baranit, thotë se Kosova dhe institucionet e dala nga votat e popullit kanë përgjegjësi dhe obligim shtetëror institucional të bëjnë zbardhjen e rrathanave të atentatit të kryer ndaj një ushtaraku dhe ministri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës-FARKUT.

Vetem atëherë do të flejë i qetë shpirti i tij në amshim dhe Kosova do e kryej obligimin e vetë shtetëror”, thotë Ramabaja.

Ramabaja që së bashku me eprorë të tjerë kanë dhënë betimin para kolonel Krasniqit, e po ashtu personalisht ishte pjesë në ditën e dytë të takimit në Osllo, thotë se pas bisedimeve dhe rënies në ujdi-marrëveshjes në mes Ministrit të Mbrojtjes (Krasniqit) dhe Adem Demaqit po të funksionalizohej dhe zbatohej në përpikëri ajo marrëveshje, bilanci i rrjedhave dhe zhvillimeve luftarake do të ishte sikurse i Betejës së Logjës dhe luftës së Koshares.

“Do të ishim shumë më mirë të organizuar, të faktorizuar dhe të unifikuar. Me këtë fitorja do ishte më e lehtë dhe më meritore dhe tani s’do bënim fjalë, që edhe 22 vite pas vrasjes së Ahmetit, Kosova të mos e ketë ushtrinë e vetë FARK-un një forcë mbrojtëse siç referohej Ahmeti në atë kohë”, thotë Rambaja për “Zëri”.

Vrasja e kolonel Krasniqit, ai thekson se ishte humbje e madhe për Ministrinë e Mbrojtjes, FARK-un, si dhe për tërë Kosovën. “Humbëm një profesionalist të artit dhe doktrinës luftarake, një patriot dhe njeri të devotshëm të çështjes shqiptare, me këtë akt barbar humbëm të gjithë, madje edhe ata që e bënë ekzekutimin, por edhe ne që ishim të lënduar rëndë”.

Ramabaja thotë se së bashku me kolonel Tahir Zemaj kishin marrë aprovimin nga ish presidenti Ibrahim Rugova në propozimin e tyre që ia kishin bërë atij)Rugovës), për kthimin e eshtrave të Ahmetit në mënyrë shtetërore. “Por, me vrasjen e Zemajt rrethanat për kthimin e eshtrave të kolonelit u zbehën”, thotë ai duke apeluar tek qeveria që të bëjë tash kthimin e eshtrave.

Krasniqi ministri unifikues, vrasja humbje për Kosovën

Ahmet Krasniqi me propozimin e eprorëve ushtarak caktohet koordinator i të gjithë ushtarakëve me pëlqimin dhe firmosjen e tyre të cilët vepronin në grupe punuese në Zvicër,Gjermani, Sloveni, Koaci, Suedi..,etj.

“Caktohet koordinues për formimin e shtabit suprem dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Konsultimet janë bërë me Bujar Bukoshin, i cili e ka bërë nënshkrimin e emërimit të Ahmet Krasniqit personin përgjegjës për formimin e shtabit Suprem dhe Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, thotë Ramabaja për “Zërin”, por qe e beri publike vetem kur u egzekutua ne atentatin e 21 shtatorit te v. 1998.

Pas kësaj, ai thotë se Ahmet Krasniqi me Agim Mehmetin nisen për në Oslo 21-22 maj për të biseduar me Adem Demaqin i cili ishte përfaqësues politik i UCK-së, informon Adem Demaqin dhe bien dakord për : Formimin e shtabit të përbashkët me qender në Tiranë, Njohja e të gjitha njësive që vepronin në Kosovë, Emërimi i tyre i përbashkët UÇK dhe stema e saj, Të gradoheshin dhe të plotësoheshin me oficer profesionist ato njësi për të krijuar hierarkinë ushtarake dhe institucionale, Ekzistimi i dy fondeve paralel, Çdo informatë apo komunikatë shtypi do të kalonte nëpërmes shtabit në Tiranë, Të sigurohej komandimi i të gjitha njësive me oficer profesionist.

Deri më 21 qershor, Ramabaja thotë se janë bërë përgatitjet dhe pastaj formimi dhe betimi i brigadave 134, e kompletuar me ushtarë dhe epror profesionistë me komandant kol. Tahir Zemajn dhe bërthama e brigadave 131,133 me epror për tu kompletuar pas hyrjes në Kosovë me ushtarë.

“Qëllimi ynë kryesor është që populli i Kosovës të ketë një forcë mbrojtëse profesionale, e cila do të jetë garantuese e sigurisë e të gjithë banorëve të saj. Ushtria e fortë Kosovare do të ndikoj edhe në rrafshin ndërkombëtar si faktor stabiliteti në Ballkan”, citon Ramabaja, të ketë thënë Krasniqi.
Vrasja e Ministrit te Mbrojtjes te Republikes se Kosoves eshte vrasje makabre e Cila u porosit nga kuzhinat serbe, por qe u mundesua dhe realizua pas takimit te Kretes Nano-Millosheviq me 4 mentor 1997, ne te cilin takim kerkesa e Millosheviqit ndaj Nanos ishte qe mos te lejonet perfshirja e eproreve shqiptar ne lufte dhe me qdo kusht e menyre te pengohet.
Ne kete takim Fatos Nano nuk kishte pranuar te bisedohet ne mes te dy delegacioneve, por vetem ai koke me koke me Millosheviqin duke deklaruar: ”Nuk ka gje, le te me akuzojne mua si tradhetar”.

Kjo vrasje makabre duhet te lidhet me akuzat e qeverise Nano per rremujen e 14 shtatorit te v. 1998 pas vrasje se nismetarit te demokracise Azem Hajdarit duke i akuzuar presteret e FARK-ut se gjeja kishin mare pjese ne rrezimin e qeverise Nano.
Qarmatimi i tij dhe vendbanimit te Ministrit Krasniqi 3 dite para se te egzekutohej nga forcat e rendit te policise se shtetit ishte parapregaditje per kryerjen e aktit qyqar dhe kriminal.

Heshtja e Fatos Klosit me preteks se ska asnje informate dhe ska qka te thote e thellojne dyshimin edhe me teper, se shteti shqiptar, pra Sherbimi informativ kombetar dhe strukturat kriminale jane te implikuara ne kete vrasje makabre.
Kriminelet si dorasit ashtu edhe urdherdhenesit duhet te dalin para drejtesise per te mare denimen e meriterar.

Kete duhet ta inicoje shteti shqiptar si dhe institucionet e shtetit te Kosoves ne menyere qe drejtesia ta thote fjalen e fundit ku do te jete si sadisfakcion per familjaret, ne kollegiet, farefisin dhe mbare shoqerine e shpyrti i kolonelit te pushon i qete ne amshim.
Zoti e bekoft familjen Krasniqi dhe kolonelin madheshtor.

Poezi kushtuar Heroit të Kosovës Kol.Ahmet Krasniqi.

Nga major Nazif Ramabaja:

Burrë i urtë dhe bujar
I vendosur e atdhetar
I kalitur Kombëtarisht
I pregatutur ushtarakisht.

Ishte trimi nga Kosova
Që luftoi në trojet tona
E lindi nëna n´dritë e qiti
Kët vigan nga Zhilivoda.

Ju bashkua shokëve t´vjeter
Për liri tha do fali jeten
Ahmeti ishte lulja e fisit
Bashkëveprimtar i Metush Krasniqit.

Kur erdhi koha me veprue
Dha kushtrimin me u bashkue
Lidhi fjalën dhe dha besen
Për mëmëdhe të gjithë do vdesim.

Dha betimin me ushtar
T´gjithë dot jemi n´vi të parë
Në Tropojë u dha betimi
Të bashkuar do vijë clirimi.

Formoj bataljone dhe Brigada
Kështu kërkuan dhe lypi plejada
Si Minister formoj ushtrinë
Me zot e flamur n´Kosovë të hyjë.

Por shtatori i 98´-tës
E zë kobi i sjellur prej Kretës
N´mes Tiranës që kishte për mall
U pushkatua ky atëdhetar.

Dora e krimit arrijti qëllimin
Me pushkatue Ahmet trimin
Shqiptaria do të nderoj
Kurrë për jetë s´do të harrojë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s