Kategori
Uncategorized

SHELQI, FSHATI QË E SHUAJTI MAFIA KOMUNISTE

Xhafer Sadiku

Mund ta kesh të mprehtë lapsin, të ftohtë gjykimin e të pasur informacionin, e prapë e ke të vështirë të shkruash për këtë fshat të vogël në zonën e Dëshnicës, në Përmet.
Me vetëm 20 e ca familje, raporti i regjimit komunist me këtë fshat ka qenë ndër më të egrit. Gjatë gjithë periudhës që ata sundojnë vendin, nuk bënë asnjë investim në të mirë të banorëve të fshatit.

Regjimi investoi dhunë dhe terror për të shkatërruar njerëzit, familjet dhe vetë natyrën e bukur të fshatit.
Kështu, nga 74 familje që u cilësuan kulakë në 104 fshatra të rrethit të Përmetit në 1951, 3 ishin nga ky fshat. Nga 544 familje dhe ente fetare që iu shtetëzuan bagëtitë pa shpërblim në tërë Shqipërinë , në 1949, 2 ishin nga ky fshat.

Një e treta e banorëve të fshatit nuk kishin të drejtë të vazhdonin studimet e larta dhe një e katërta ishte listuar si kontigjent “armik” nga Sigurimi i shtetit.

Akoma më e rëndë ishte goditja që iu dha natyrës së bukur të fshatit. Fshati që kishte mbi 500 krerë bagëti, që prodhonte afërsisht 1000 kv. rrush dhe tonelata mollë, u katandis në varfëri. Lisat që mbanin pjergullat e famshme u prenë, mollët që skuqnin vendin u thanë, koria me lisa gjethe gjerë u zhduk për tu kthyer në tokë bujqësore, por që në fakt prodhoi vetëm gjëmbaçë.
Tokat e pasura në mal u “kafshuan” nga ekskavatorët dhe dheu i tyre ngriti digën e ujëmbledhësit të Qafës së Shelqit, me të cilët ujiten tokat e Skraparit.

Megjithë se ishte një ndër dy fshatrat që përbënin kooperativën e Zhepovës, Shelqi shërbente si fushë e eksperimenteve të regjimit.
Kështu, këtu regjimi bëri tufëzimin e atyre pak bagëtive dhe lopëve që kishin fshatarët, në të njëjtën kohë kur fshatarëve të tjerë të Zhepovës, aty matanë kodrës, nuk ua morën lopët.

Njerëzit e regjimit i morën edhe ujin e fshatit dhe shumicën e dërguan në katundin përballë. Shelqit i lanë sa për të pirë. Por hallet e këtij fshati nuk u mbyllën me rënien e regjimit komunist. Në të vërtetë, pushtetin e ruajtën përsëri komunistët nëpërmjet njerëzve të tyre.

Sot, megjithëse fshati nuk ka ujë, përsëri mbrritën fadromat për të hapur kanal e shtrirë tubat për të marrë ujë për në një fshat tjetër të Dëshnicës.
Ujë nuk ka, por MAFIA do “bëjë punën” se do të marrë paratë pasi ka “fituar” tenderin. Mafia e ujësjellësave është ndër më të paskrupulltat… Ca kryetarë komunash dhe sot bashkish, që i zgjedh populli, nuk rezultuan bij të popullit, por lakej të mafies.

Ata bashkëpunuan me MAFIE-n dhe pasi u pasuruan i braktisën njerëzit e mirë të atyre viseve në varfërinë e tyre. Ata nuk kanë kurrëfarë brerje ndërgjegjie kur shikojnë se me veprimet e tyre shkretuan një fshat, që nuk e shuajtën as pushtuesit e huaj përgjatë historisë.

Banorët e këtij fshati, që janë larguar, duhet tua bëjnë të qartë mafiozëve, ato vargjet e këngës: “aty ku më lindi nëna / ku piva gjirin e thatë / atje të më vdesë zemra / Atje do të ngjallem
prapë”.


Në foto: çezmat e thara të fshatit Shelq (21.9.2020)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s