Kategori
Uncategorized

Nuk kemi çfarë të japim më. Jemi katandisur në një rryp toke mes detit dhe maleve”|

Akademik-Artan Fuga:

Jemi katandisur në një rryp toke mes detit dhe maleve”|

Nuk kemi çfarë të japim më

Akademiku dhe profesori Artan Fuga thotë se Shqipëria ndër shekuj është katandisur “në një rryp toke mes detit dhe maleve”.

Sindromi i Shën Naumit në shtetformimin tonë!

Mos vallë nga që jemi ngucur e struktur rreth Lanës, kemi lënë bosh territorin, kujtojmë se shteti shqiptar mund të mbahet rreth territorit të Lanës, të jetë një territor lanabregas, sikurse iu imponua Ismail Qemalit me shtetin trekëndësh Vlorë – Elbasan – Berat?

Kjo do të kishte qenë e pafalshme sidomos kur shohim pasuritë tona kombëtare në territor që shkojnë për “dhjamë qeni”. Por, sikurse e shpjegonte edhe Darvini, por jo vetëm, një organ i trupit që nuk përdoret, atrofizohet, humbet bashkë me funksionin edhe formën edhe materien e vet.

Se shumë mbahemi në poezi, mitologji, etnocentrizëm, histori se kemi qenë trima dhe kemi mbijetuar. Por, duhet parë me kujdes historia dhe faktet. Si kemi mbijetuar? Duke e rrudhur territorin tonë në administrim shtetror. Duke lëshuar territor. Është qysh në gjenezën e ndërtimit tonë kombëtar ky allishverish që mund ta quajnë të detyruar, mund ta quajmë zgjuarësi taktike diplomatike, mund ta quajmë horrllik, mund ta quajmë lënie e copave të territorit për ta shkëmbyer me njohjen e pushtetit të një pakice politike drejtuese që kështu çimenton pushtetin e vet, mund ta quajmë tragjedi fatale të historisë sonë. Quajeni si të doni, fakti mbetet aty sa një mal, sa kodra e bukur e Shën Naumit. E mësoi mbretëria këtë kur lëshonte toka. E mësoi edhe komunizmi që për motivin “quajeni si të doni” u rregullua me Titon me kushtin e lëshimit të çdo pretendimi shqiptar mbi territoret e plota shqiptare.

Trima mbase jemi, por tokat i kemi lëshuar, edhe të tjera ndofta mund të kishim lëshuar nëse në periudha të ndryshme historike, për interesat e tyre sigurisht mos kishte ndërhyrë Austro-Hungaria, Shtetet e Bashkuara, Italia, madje ndonjëherë dhe paradoksalisht edhe Serbia, madje historia do thënë sikurse është edhe Rusia (Bashkimi Sovjetik) dhe Stalini! E pabesë historia, por nuk mund të bëhet si e duam sot ne!

Jep këtu e jep atje jep katandisur në shekuj në një rryp toke mes detit dhe maleve dhe nuk kemi më çfarë japim. Nuk kemi më çfarë mirëkuptojmë. Gjeopolitikisht jemi mbledhur në këtë rryp toke të ngushtë që është toka jonë, kurse ekonomikisht jemi mbledhur buzë Lane duke ja lëshuar territorin askujt.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s