Kategori
Uncategorized

Jo vetëm qytetari, por dhe efektivat e ndershme të policisë së shtetit, ndihen të rrezikuar nga elemeti kriminal.

Pa rend dhe siguri s’ka të ardhme për secilin nga ne, jashtë çdo bindje politike!

Nga Paulin Marku/

Rendi dhe siguria shqetësim i madh për shqiptarët!

Rendi dhe siguria është kthyer sot, krahas gjendjes ekonomike dhe varfërisë që po rritet çdo ditë, duke trokitur çdo familje shqiptare ,si çështja kryesore që shqetëson shoqërinë shqiptare, bizneset, dhe partneret tanë ndërkombëtare.

Aksidente ,vrasje, grabitje, drogë, përdhunime, grabitje me maska në qendra qytetesh dhe në mes të ditës, vjedhje të banesave në mënyrë masive po ndodhin kudo në çdo qytet dhe në çdo fshat.
Biznesi dhe biznesmenet janë vënë në qendër të vëmendjes dhe goditjes nga grupe të ndryshme, të cilët ndoshta edhe me mbeshtetje e suporte politike.
Reformat dhe ndryshimet e shpeshta në strukturat e rendit nuk kanë sjellë shumë ndryshim në përmirësimin e sigurisë dhe rendit në vend, për jetën e qytetarëve të thjeshtë të cilët ndjehen ende të pa mbrojtur nga shteti i tyre.
Nuk më duken normale daljet televizive të këtyre drejtuesve të lartë të policisë duke permendur suksese, arritje kur situata konkrete në terren është krejt ndryshe, ndërkohë që qytetarët kërkojnë zgjidhje për ta rikthyer vërtet Shqipërinë në një vend normal e me standarte të larta ,rregulli e sigurie.
Ndryshimet e shpeshta strukturore, emërimet jashtë kritereve dhe aftësisë, politizimi i organeve të rendit krijon fushë të gjerë veprimit dhe shtimit të krimit dhe pasigurisë në vend.
🌕 A janë të sigurtë efektivat e policisë që punojnë në terren për të raportuar tek eprorët e tyre ?
🌕 A ruhet ky informacion nga këto eprorë ,apo ndodh e kundërta?
🌕 A ndihen të rrezikuar efektivat e ndershme të trupës policore nga elementët keqbërës?
🌕 A ka raste kur vetë punjonësit e policisë bashkëpunojnë me këto element me rrezikshmëri shoqërore dhe ligjore?
🌕A trajtohen në mënyrë të barabartë qytetarët nga punjonjësit e rendit?
🌕 A kanë besim qytetarë të informojnë strukturat e rendit apo heshtin nga frika e mosbesimit?


Secili duhet të mendojë jashtë politikës se ky vend është i shqiptarëve dhe u perket vetëm atyre.

Pa rend dhe siguri ska të ardhme për secilin nga ne, jashtë çdo bindje politike.

Me respekt P.M

2 replies on “Jo vetëm qytetari, por dhe efektivat e ndershme të policisë së shtetit, ndihen të rrezikuar nga elemeti kriminal.”

Qdo qytetar ne vend tashme jan te bindur se qeverija e Rilindjes nuk eshte qeveria e tij. Kjo qeveri isherben nje grupi ologarkesh ku sebashku sundojn ashtu si bashkepunojn me krimin. Qeveri ku krimi nuk ka kufi bile konkuron dhe eben ate te vesht. Sepse Rilindja e ka oksigjen krimin dhe oligarkun. Zgjellesi me nuk ka dilemma meme zgjedhje. Sepse ideja she bindur se duhet me qdo Amin largimi Rilindjes nga pushteti.

Qdo qytetar ne vend tashme jan te bindur se qeverija e Rilindjes nuk eshte qeveria e tij. Kjo qeveri i sherben nje grupi oligarkesh ku sebashku sundojn ashtu si bashkepunojn me krimin. Qeveri ku krimi nuk ka kufi bile konkuron dhe e ben ate te hesht. Sepse Rilindja e ka oksigjen krimin dhe oligarkun. Zgjellesi me nuk ka dilemma me me zgjedhjet. Sepse ideja dhe te bindur se duhet me qdo qmin largimi Rilindjes nga pushteti.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s