Kategori
Uncategorized

Ambasadoret Shqiptare ne kampet e refugjateve.

Janë ambasadorë edhe pse nuk janë të akredituar si të tillë nga Shteti Shqiptar.

Ata bëjnë punën më mirë, pa pagesë dhe korrupsion.

Udhëtojnë me shpenzimet e tyre, nuk kanë letra kredenciale, apo valixhe diplomatike, nuk kanë marrë udhëzime nga kryeministri, ministër i jashtëm, apo titullarë të lartë të Shtetit.

Nuk i pret askush atje ku shkojnë dhe nuk gëzojnë imunitet diplomatik.

Por gjithsesi ata janë “ambasadorë”

Ata , si askush tjetër, përcjellin mesazhet e vërteta të vendit të tyre, në vendet ku “i zë nata”

Ata janë “të vërtetë” për vërtetësinë e këtyre mesazheve, krejt më ndryshe nga ato të të qeverisë, mediave të paguar, apo ambasadorëve të dekretuar dhe të paguar të Shtetit.

Janë këta ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë që i tregojnë botës se vinë nga një vend dhe një shtet, edhe pse në Europë, edhe në vitin 2020 ende gjithë ditën mungon jo vetëm siguria e jetës, por dhe uji i pijshëm;

Një vënd, ku për një copë bukë, vidhen pusetat e kanalizimeve, edhe të kryeqytetit, apo që një racë banorësh jetojnë duke rrëmuar në kazanët e plehrave;

Eshtë një vend ku pensionet janë kaq të ulta saqë ndjehesh më mirë të mos i hysh llogarisë se si do të jetohet me to.

Ku njerëzit ende blejnë ushqime “me listë” dhe ndihma sociale është vetëm për “bukë me domate” dhe jo më të paguash edhe energjinë elektrike vetjake.

Ku fëmijët për të qenë në shkollën e tyre të fshatit, ku “të vjen për të qarë”, shpesh udhëtojnë më shumë orë sa ç’udhëtojnë qeveritarët e këtij vendi për të qenë në kryeqytetet dhe qytetet e Europës.

Ku taksapaguesit çdo vit paguajnë shpërdorimet dhe pa-aftësitë e administratës shtetërore.

Ku po të ra një hall, më shumë dërrmohesh nga mosmundësia e zgjidhjes së tij se sa nga vetë halli.

Ku krimi dhe korrupsioni qeveritar ka zënë për gryke shtetin.


Ku droga kultivohet si ne vënd të duhanin dikur.


Ku policija merr pjesën e saj për cdo rrënjë hashashi.


Ku ministri i rendit sillet si gangëster me qytetarët, dhe bashkpuntor apo mik me kultivuesit e droges dhe kriminelët.

Ku banditët, trafikantët e drogës apo mishit te bardhë kane zaptuar gjithshka ne ate shtet, dhe jo vetëm, por ata tani janë deputetë, ministra, kryetarë bashkish, drejtorë drejtorish ne ministri apo në polici.

Ku jeta e një bagëtie është më e shtrenjte se jeta e një qytetari.

Që është një vend, edhe i çuditshëm madje, ku numërimi i parasë nuk bëhet, si kudo në botë, me atë çka shkruhet në kartëmonedhë, apo në monedhën metalike, por me dhjetëfishin, edhe pse të gjithë e dinë se kjo s’është aspak e vërtetë.

Këto mesazhe, por edhe shumë-e-shumë të tjerë, i përcjellin botës ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë-

Azilkërkuesit shqiptarë në kto vite janë ata që, realisht dhe me guxim, po bëjnë që “bota” të mos kujtojë më që “Shqipëria” është ajo çka fsheh politika shtetërore , por dhe ambasadorët e tyre atje .

Respekt për misionin e azilkërkuesve shqiptarë, e këtyre ambasadorëve të vërtetë të Shqipërisë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s