Kategori
Uncategorized

Edhe Hygoi do rrëngjethej. Bashkshortja e Genci Lekës Letër Jozefina Topallit.

Nga Petrika Leka.

Letër që smori kurrë përgjigje !

E dashur bija e nënës, Jozefinë.

Lotët po më rrjedhin, dora dhe gjithë trupi po më dridhet duke ju shkruar këtë copë letër.

Hallet, hallet dhe vuajtjet nuk na u ndanë kurrë o bir.

Burri im ishte mësonjës, ishte poet, bishat e arrestuan dhe e pushkatuan natën me shi, të lidhur me tela me gjemba.

Shtëpinë na i rrënuan.

Unë u degdisa dyerve të botës, jo më për vete, por për të shpëtuar të paktën dy fëmijët e Gencit.

Jam gruaja dhe nëna e fëmijëve të poetit Genc Leka.

Kemi hequr picirin.

Me bukë e pa bukë, me frikën e arrestimit në nje barangë ku çbinte jashtë hynte brenda, të survejuar dhe kërcënuar orë e minutë nga spiunët dhe sigurimi.

Djali im dhe i Gencit, Petrika megjithse fëmijë filloj punë duke na mbajtur dhe mbushur barkun me bukë.

Bukë dhe lot.

E prisja djalin çdo mbrëmje në pragu i barakës duke u dridhur nga frika mos ma arrestonin edhe atë…

Dhe atëhere për mua dhe vajzën, na mbetej vetëm gryka e pusit për tu hedhur në të.

Të mbështjellë me një batanie të vjeter pa zjarr, mblidheshim të tre bashkë.

Qanim hallet, qanim vuajtjet, qanim fatin tonë të zi, qanim për frikën e së nesërmes.

Ashtu shumë herë na zinte gjumi të treve.

Ata dy fëmijë më kishin mbetur.

Doja ti rritja.

Doja që fara e Genci Lekës mos humbiste.

Një zot e di si jemi akoma gjallë.

Një zot e di.

Mirë atëhere na kishin cilësuar armiq, smundeshim, skishim as fuqi, as mundësi, por dhe tani, varfëria, hallet, dhe baraka sna u ndanë as në demokraci moj bijë.

Kam vajzën.

Në ato kushte megjith se ishte e shkelqyer ne shkollë, mundi vetëm të mbarojë gjimnazin.

Është e martuar, me dy fëmijë të vegjël, burrë e grua pa punë, pa shpi e katandi.

Të lutem o bijë, të lutem.

Si grua, si nënë, si nje vajzë nga familje e persekutuar na ndimo.

Nuk duam shumë.

Thjesht vetëm një punë per vajzen, kudo që të jetë.

Vetëm një punë.

Kudo që të jetë, kudo që ju ta mendoni.

Thjesht, vetem te marri nje rrogë për të mbajtur me bukë dy femijet e vegjël .

Shpresoj që letra ime të marri një përgjigje.

Të lutemi si familje na ndimo, na shpeto nga kjo varferi sketerrë që spo na ndahet akoma dhe në demokraci.

Ju shkruaj ju moj bijë sepse besoj do i degjoni lutjet e një nëne per fëmijet e saj.

Lutjet dhe hallet e fëmijve të poetit të pushkatuar Genci Leka.

Me respekt.

Zhuljeta Leka, bashkshortja e Poetit Genci Lekës .

Leter e vitit 2006, por që kurrë nuk mori përgjigje .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s