Trump e quajti Kosovën “vend me shumicë myslimane”, jo vend islamik .

Vehap Kola /
Debati për Kosovën…
Vend me shumicë myslimane, nuk do të thotë vend islamik!
“Vend me shumicë myslimane nuk do të thotë vend islamik Asnjë media botërore apo izraelite nuk e quan Kosovën vend islamik. E quajnë vend me shumicë myslimane.
Dhe e tillë është.” – Ky është gjykimi i studiuesit të njohur Vehap Kola, mbi një debat të hapur në mediat vendase e rajonale, pasi Kosova u cilësua si shtet me shumicë myslimane, nga ana e Presidentit amerikan Donal Trump.
Kola ka sjellë argumente në vijim: “Stalinistët dhe leninistët e VV që pyesin ku u bë ky studim, le të shohin studimin e PEW RESEARCH, agjensisë më prestigjioze të studimeve mbi demografinë fetare.nullLEXO EDHE:
A thua, çfarë i shtyn VV dhe një tufë islamofobësh ta shtrembërojnë të vërtetën?
Trump e quajti Kosovën “vend me shumicë myslimane”, jo vend islamik. Myslimanë jemi, nuk do të fshihemi pse ju që s’keni fe dhe ndodh të mos keni as atdhe, si internacionalistë që jeni, nuk e pëlqeni këtë gjë,” përfundon Kola dhe publikon studimin në fjalë.
