Kategori
Uncategorized

Tigri fluturues’ kaloi ilegalisht kufirin nga Greqia në vitin 2005, duke marrë me vete valixhet me para.

Si u arratis Arben Ahmetaj në Rumani nga frika e burgut? Pasi vodhi 50 milionë euro me ‘Hermes’, dha miliona euro për mbylljen e dosjes

‘Tigri fluturues’ kaloi ilegalisht kufirin nga Greqia në vitin 2005, duke marrë me vete valixhet me para që i kishte vjedhur Albtelekomit, kërkoi azil në Rumani .

Në fund të vitit 2005, dy vjet pasi i kishte vjedhur Albtelekomit 50 milionë euro me impulset telefonike, përmes kompanisë Hermes që ia kaloi më vonë Vilma Nushit,

Arben Ahmetaj u arratis nga Shqipëria, për t’i shpëtuar arrestimit. ‘Tigri fluturues’ kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme, duke marrë me vetë valixhe me para dhe kërkoi azil politik në Rumani.

Për të mundësuar arratisjen dhe nisjen e procedurave për azil, përdori një pjesë të parave që kishte vjedhur me aferën e impulseve telefonike. .

Në arratisjen e tij u implikuan edhe disa zyrtarë të policisë.

Deri në vitin 2013, Ahmetaj veproi në hije.

Me ardhjen në pushtet të Rilindjes, Arben Ahmetaj, nisi sërish aferat.

Ahmetaj është arkitekti i paktit korruptiv me CEZ, me kosto 500 milionë euro në dëm të shqiptarëve.

Është arkitekt i vjedhjes së 430 milionë eurove me inceneratorët, i gropës qindra milionë euro në dogana me kontrabandën e cigareve, i skemave të vjedhjes së parave të rindërtimit pas tërmetit dhe fondeve të epidemisë, i aferës qindra milionë euro me skemat e TVSH etj.

Në fillim të vitit 2016, Rama hoqi Shkëlqim Canin si ministër të Financave dhe vuri Ahmetajn, i cili ishte ministër Ekonomie. Pas kësaj lëvizje, Sali Berisha humbi qetësinë për një moment në Kuvend dhe i kujtoi Ahmetajt arratisjen në Rumani.

Mesazhi i Berishës për Ahmetaj ishte: “Ti i di mirë problemet e tua, mos u bëj mashë! Në mandatin e parë të qeverisë si zëvendësministër, ti vodhe mbi 800 milionë impulse në telekomunikacion, me një vlerë prej 15 milionë eurosh, të gjetura nga komisioni parlamentar, shumicë-pakicë.

Ti, zotëri, që je këtu, dhe që do të bëhesh mashë për të vjedhur, si u largove nga Shqipëria në vitin 2005?

Ta dinë shqiptarët. U largove nga Shqipëria si shkelës kufiri dhe njeriun që të ka shoqëruar me valixhet me euro e ka arrestuar policia greke si
shkelës kufiri.

Ky njeri shkoi në Rumani, kërkoi azil politik. Ndërhyra tek autoritetet rumune, që të mos ia jepnin. Ky njeri që është këtu i pagoi shuma marramendëse avokatit të partisë për ta mbyllur, por nuk ka për ta mbyllur kurrë.

Ndaj tani, atë që nuk pranoi ta bëjë Cani, atë që nuk pranuan ta bëjnë punonjësit e tij, merr misionin për ta bërë një njeri që në jetën e tij nuk ka
lexuar qoftë konceptin më elementar të financave të një shteti apo financave në tërësi”.

Po vazhdojmë, publikimin e dosjes së krimit shtetëror ekonomik-financiar, të vjedhjes së impulseve telefonike në “Albtelekom”, me vlerë 52 milionë euro, bërë në vitet 2001-2003, nga Arben Ahmetaj, në atë kohë ish-Zv/ministër Ekonomie, ndërsa prej 6 vitesh Ministër i Financa-Ekonomisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave.

Skandali “Albtelekom”, u zbulua në muajin mars 2004, paçka se kishte nisur e vazhduar, kur kryeministër ishte Ilir Metaj, ndërsa ministër Financa-Ekonomie Anastas Angjeli, por zhvillohej më intensivisht edhe në pushtetin Nano, duke vjedhur e zhdukur letrat, paralelisht me procedurat e privatizimit.

Vjedhja gjigande shtetërore, që realizohej nga Arben Ahmetaj, nëpërmjet shitjes ilegale të impulseve telefonike, nga “Albtelekom” tek kompania “Hermes” e Arben Ahmetaj, me çmim 39.75 herë më të lirë se tarifa shtetërore ligjore, u bllokua kur ndërhyri Departamenti i Drejtësisë Amerikane, pas denoncimit që bëri Bashkimi Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU), për marrëveshjen mafioze, që qeveria me operatorët telefonik privat.

Pas zbulimit, në muajin prill 2004, SHBA kërkoi nga qeveria shqiptare, zbardhjen e plotë të këtij krimi, ndëshkimin ligjor të grupit “Ahmetaj” dhe sekuestrimin e gjithë aseteve të firmës “Hermes” e pronarit të saj.

Nën mbikëqyrjen e SHBA dhe nën presionin e PD dhe Ilir Metës, qeveria e PS, u detyrua të pranonte ngritjen e grupit parlamentar hetimor “Hermes”, me objekt hetimi Arben Ahmetajn, pronari i firmës që kishte vjedhur 52 milionë USD impulse telefonike shteti, të zbuluar deri në atë kohë.

Ditën që Komisioni Hetimor Parlamentar, me shumicë të opozitës, me kryetar deputetin e PD, Ilir Bano, do niste punën, Arben Ahmetaj i ndaluar për të ikur nga Shqipëria, ishte arratisur me ndihmën e Fatos Nanos, duke kaluar nëpërmjet Greqisë, ku u arrestua si “Person me bllokazh dalje nga Shqipëria”.

Me ndërhyrjen e Nanos, ai u lëshua por nuk mund të lejohej të qëndronte atje, mbasi Greqia ishte vend i BE dhe prej andej, Ahmetaj u çua në Rumani, nën shoqërimin dhe financimin e bosit të Hotel-Kazino “Palladio” të Athinës, rezidencë e agjentëve sekret të “Asfalia” Greke (si ish-Hotel “Dajti” deri në vitin 1992).

Komisioni e pezulloi hetimin, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në Rumani, me argumentin e pamundësisë për ta rikthyer në Shqipëri, mbasi qeveria “Nano” refuzonte t’i bënte kërkesë Shtetit Rumun, me justifikimin, se nuk e dinte ku ndodhej, ndërkohë që Ahmetaj, ishte fshehur tek rezidencat e bosëve të kazioneve dhe bingove me filiale dhe në Shqipëri, duke jetuar në një vilë, bashkë me Klodian Zoton (edhe ky në kërkim nga drejtësia shqiptare), por që në pushtetin “Rama-Ahmetaj”, ka marrë landfillet në Elbasan, Fier e Tiranë.

Sipas “Dosjes 231-54-SU”, datë 19.01.2004, që serviri drejtësia e SHBA, lidhur me skandalin “Albtelekom”, thuhet se Fatos Nano e largoi zv/ministrin dhe këshilltarin e tij hajdut, për ta shpëtuar nga hetimi dhe prangat si “detyrim personal” ndaj tij.

Detyrimi tashmë i konfimuar, ishte ky: Arben Ahmetaj, nëpërmjet firmës “Hermes”, kishte hapur dhe manazhonte, një llogari ilegale të Fatos Nanos e Gaz Demit, në “Credit Suisse” në Stamboll, filial i Bankës “Credit Suisse”, me qendër në Zvicër, ku kishin depozituar 287 milionë USD, të dyshuara si të siguruara, nga praktikat korruptive qeveritare në Shqipëri dhe nga fondet e bllokuara, të firmave piramidale.

“Çuditërisht”, Arben Ahmetaj iu rikthye në Shqipëri e iu rifut politikës me “rilindjen” e Edi Ramës, duke u “harruar” që Arben Ahmetaj kishte një dosje penale vjedhjesh gjigande me emrin “Hermes-Albtelekom”, një hetim të hapur parlamentar, një dosje në kërkim nga drejtësia dhe një dosje penale në prokurorori, ripahur sërish, por bllokuar nga Arta Marku.

&&&&&&&&&

Ja dosja e pasurimit të Arben Ahmetajt me impulset e Albtelekomit, manipulimi i faturave dhe mospagesat ndaj kompanisë

Ja dosja e pasurimit të Arben Ahmetajt me impulset e Albtelekomit,

Pasuria paradoksale dhe e dyshimtë e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sigurisht që e ka një shpjegim. Në ngarkim të këtij personazhi ekziston një dosje e rëndë korrupsioni, e pagjykuar dhe shqyrtuar nga gjykatat shqiptare.

Është një histori vjedhjeje flagrante, e cila daton në vitin 2000, por që ka vijuar deri në vitin 2015, në të cilën janë përfshirë një numër i madh zyrtarësh, por si protagonist kryesor na shfaqet Arben Ahmetaj. Shtetit shqiptar, me manovra dhe skema të faktuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i janë vjedhur miliona euro, me impulset telefonike.

Dosja ishte objekt i hetimeve nga prokuroria 12 vjet më parë, por nuk arriti të shkonte në gjykatë. Konkretisht, mes kompanisë “Hermes” së Arben Ahmetajt dhe kompanisë shtetërore “Albtelekom” ka pasur një marrëveshje për marrëdhëniet e interkonjeksionit. Sipas dosjes së Kontrollit të Lartë të Shtetit, Albtelekom nuk i ka faturuar operatorit “HERMES shpk” vlerën 319 milionë lekë. Nga ana tjetër, Hermes shiti impulset telefonike dhe mori paratë, duke i deklaruar këto impulse si mosfaturim, humbje teknike etj. Sipas dosjes, firma e ministrit Ahmetaj akuzohet me fakte dokumentare për përfitim të paligjshëm me pasojë vjedhje të financave shtetërore në miliona dollarë, nëpërmjet shërbimeve me blerje me tarifa abuzive të mbështetura edhe nga drejtuesit e “Albtelekom”.

Gazeta SOT zbardh pjesë nga kjo dosje korrupsioni, e konsideruar si më flagrantja dhe më e rënda në historinë e pluralizmit shqiptar. “Nga kontrolli i dokumentacionit për marrëdhëniet e interkonjeksionit, për periudhën korrik 2001 deri në 30.09.2003 rezultoi se: Albtelecom Sh.a për periudhën e mësipërme nuk i ka faturuar operatorit Hermes vlerën 319.846.149 lekë, që ka të bëjë me trafikun e tranzituar nga operator ruralë në drejtim të operatorëve mobil, vlerë e cila nga operatorët Mobil AMC dhe Vodafon i është faturuar Albtelecom-it, për të cilën janë rënduar shpenzimet për detyrimet ndaj AMC për të gjithë periudhën, ndërsa për detyrimet ndaj Vodafon vetëm për periudhën gusht-dhjetor 2001”, thuhet në dosjen hetimore.

Vjedhja Sipas dosjes, Albtelecom i shiti Hermes 8.6 milionë minuta bisedë me 0.5 lekë/minuta, nga 4 lekë/ minuti që ishte si tarifë ligjore. “Gjithashtu, për trafikun tranzit të realizuar në drejtim Hermes-Albtelecom-operatorë të tjerë për sasinë 8.598.104 minuta, që janë faturuar me 0.5 lekë/minuta, të ardhurat Albtelecom Sh.a janë ulur në vlerën 30.093.363 lekë, ndërkohë që me vendimin nr.9, datë 25/02./2002 të Këshillit Mbikëqyrës është miratuar shtojca e marrëveshjes ekzistuese për ata operatorë ruralë që aktualisht kanë marrëveshje interkonjeksioni me Albtelecom Sh.a, ku kjo tarifë është bërë 4 lekë/minuti. Konkretisht, sipas periudhave gjendja paraqitet si më poshtë vijon:

Detyrimet e Hermesit në periudhën gusht-dhjetor 2001, për trafikun tranzit të realizuar në drejtim Hermes-Albtelecom-operatorë të tjerë, janë në sasinë 668.142 minuta, me vlerë 334.071 lekë, pra, Hermesit për diferencën 3.5 lekë për minutë i janë llogaritur detyrimet më pak në vlerën 2.338.497 lekë”, thuhet në dosje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s