Kategori
Uncategorized

Nein ! Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar të takojë kryeministrin shqiptar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar të takojë kryeministrin shqiptar gjatë ndalesës së tij në Berlin. Bojkotit të saj i janë bashkuar dhe deputetët Wadephul dhe Krichbaum. E gjitha kjo ndodh në një moment kur pritet data e mbledhjes së qeverive të BE-së nga ku do merret vendimi për hapjen e negociatave të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmi u bë i ditur nga Dojçe Vele. Në një interviste për DW, Rama u shpreh se nuk kishte shkuar në Gjermani të takonte kancelaren. Gazeta MAPO në vëzhgimin e saj, sjell një pasqyrë të marrëdhënieve të qeverisë Rama me qeverinë e zonjës Merkel, nga mbështetja e pakursyer e Gjermanisë deri te ftohja, që u thellua pas ndryshimeve Kushtetuese të korrikut. Pse hapja e negociatave është dështimi më i madh i një qeverie në politikën e jashtme në 30 vite pluralizëm!

Përfundimi do ketë qenë i trishtë për Edi Ramën kur Kancelarja Angela Merkel dhe dy deputetët më të rëndësishëm për integrimin në Bundestag, nuk iu përgjigjën ftesës së tij për takim. Kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Wadephul dhe kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum, mbajtën të njëjtin qëndrim si kancelarja. Siç raporton Dojçe Vele, Rama nuk ka pasur takim me Merkel, por duket se ka shpresuar deri në fund.

Mediat pranë tij, i mëshuan fort faktit një ditë para nisjes se ai do kryente një vizitë në cilësinë e kreut të OSBE dhe do kishte një takim me kancelaren, por më vonë lajmi u modifikua. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, do dilte në mesditë në konferencën e përditshme për shtyp dhe me një përgjigje elegante u shpreh se s’mund të konfirmonte një takim mes Merkelit dhe Ramës por “Qeveria gjermane i mbështet shprehimisht përpjekjet e OSBE-së dhe kryetarit të saj, i cili është Edi Rama për të zhvilluar bisedime në Bjellorusi”, do shprehej Steffen Shibert, zëdhënësi për shtyp i qeverisë gjermane.

****
Dihet se Rama, takimin me Merkel, nuk e donte as për krizën e Ukrainës as për rolin e OSBE në dialogim. Kancelarja gjermane e kish dhënë më parë pëlqimin e saj së bashku me presidentin Makron, por vetë Rama nuk mori përgjigje nga presidenti i Bjellorusisë Lukashenko për këtë çështje. Në fakt ai shkoi të kërkonte dhe një herë ndihmën e Gjermanisë për hapjen e negociatave, pasi gongu i mbledhjes ndërqeveritare po afrohet përherë e më shumë.

Një ndarje e Shqipërisë nga Maqedonia, do të bëjë që vendi ynë të harrohet për sa i përket procesit, dhe në këtë pikë ka mbështetjen e Gjermanisë. Por ama Shqipëria nuk e ka mbështetjen e Gjermanisë për sa i takon hapjes së negociatave, ndërsa Maqedonia është në pozita të tjera. Dy pikat më delikate, siç raporton Dojçe Vele janë Ligji Antishpifje, ndryshimet dhe ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në lidhje me sistemin zgjedhor.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s