Hajro Çini/

“Në Turqi çdo njeri e ka në dorën e tij për të arritur atë që dëshiron në pozitë, në të cilën ai ka lindur, ose për të rritur pasurinë e tij në jetë. Ata që mbajnë pozitat më të larta nën Sulltanin janë shumë shpesh bij të barinjve dhe, nuk kanë turp origjinën nga lindja e tyre, bile e bëjnë atë një temë mburrjeje, që arritjet e veta sa më pak tu detyrohen paraardhësve të tyre dhe aksidentit e lindjes, aq më i madh është krenaria që ata ndiejnë.
Ata nuk mendojnë se cilësitë e mira mund të fitohen nga lindja ose nga trashëgimia, por i konsiderojnë ato pjesërisht si dhuratë e qiellit dhe pjesërisht si produkt i vazhdueshmërisë së një stërvitje të mirë dhe të zellit. Ata mendojnë se aftësitë për artet, të tilla si muzika ose matematika ose gjeometria, nuk i transmetohet nga prindi tek fëmija, po ashtu ata e mendojnë që karakteri nuk është i trashëgushëm dhe se një djalë nuk i ngjan domosdoshmërisht babait të tij, por janë cilësitë hyjnore që hyjnë në kornizën e tij trupore.
Kështu, midis turqve, postet dinjitoze, zyrat dhe postet administrative janë shpërblim i aftësisë dhe meritës; ata që janë të pandershëm, dembelë, apo përtacë kurrë nuk arrijnë të vlerësohen, por mbeten në errësirë dhe përbuzje.
Kjo është arsyeja pse turqit kanë sukses në gjithçka që vënë dorë dhe janë një racë dominuese dhe për ditë zgjerojnë kufijtë e sundimit të tyre.
Metoda jonë (europjane) është shumë e ndryshme; nuk ka vend për meritë, por gjithçka varet nga lindja; konsideratë e vetme që hapin rrugën drejt pozicionit të lartë zyrtar.
“The Turkish Letters of Ogier Ghiselin De Busbecq” (faqe 60)
Busbecq ka qënë ambasadori i Perandorisë Austro-Hungareze në Oborrin e Sulejmanit të Madhërishëm