Kategori
Uncategorized

Shenjtorë e djaj në politikë hanë bashkë, flenë bashkë, zihen bashkë, fërkohen bashkë, kriposen e mjaltosen bashkë.

PD janë Demokratët jo Karrikekratët

Shkruan Basir Çollaku /

14 maji po bëhet një bëhet ekuaciion me errësirë, rrëmujën e të cilit e prodhon Edi Rama me të kontrolluarit prej tij. Partnerët jo rrallë kanë dremitur njëlloj sa tani.
Të humbësh garën zgjedhore është kollaj. Mjafton të bësh atë çka Rama paguan me një nga format e pushtetit.


Me 15 maj nuk vlejnë epitafet mbi kuti votimi.


PD nuk ka më një grup parlamentar me 52 deputetë. Ka 52 deputetë të cilët morën në zgjedhjet e 25 prillit dy vite më parë, mandatet nga vota e demokratëve dhe opozitarëve pa parti.

Tani thjesht kanë leje të hyjnë në Parlament. Është leje shfrytëzimi në përdorim edhe dy vite.

Më pas duhet rimarrë licenca. Aty ku ribëhet gjithmonë. Te elektorati. Kjo ështe molla e sherrit lart dhe e kalbura hidhet poshtë.

Atyre të bindurve për të rrezuar Edi Ramën.
Sot, më të pabindurit për të rrëzuar Ramën janë pjesë e konsiderueshme nga 52 të votuarit jo votuesit. Në një vit e gjysëm opozita, PD, ka harxhuar shumë më tepër energji për pushtetin e brendshëm se sa kundër pushtetit të qeverisë.

52 do të bëhen, apo 42, ndoshta 32, nuk dihet edhe 22, duke u mjaftoluar me qoshet e karrikeve me justifikime faji, se dëmin e bënë ATA të tjerët.

Të humbur dalin si kurdoherë votuesit, jo përfituesit.

Rama kërkon të shpartallojë e asgjësojë PD kushdoqofshin më shumë apo më pak. Hodhi miliona mbarë botës, bleu kë mundi për këtë. Ortakët brenda e jashtë Shqipërisë, duan ta mbrojnë për të shpëtuar veten.

Shenjtorë e djaj në politikë hanë bashkë, flenë bashkë, zihen bashkë, fërkohen bashkë, kriposen e mjaltosen bashkë.

Por, por, por, PD, janë gjithnjë demokratët jo Karrikekratët kudo e ngado qofshin. Të shkuarën nesër nuk e blen dot, nëse shitesh pa pushim sot…Sërish shitjet janë shumë lloje e sojesh.

Ndaj Rama për të mundur demokratët turret verbërisht mes tyre te karrikekratët..Këtej dhe andej…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s