
20 Mars 1994 – 20 Mars 2023. 29 vite jete klerik, ne besimin e paperlyer Bektashi. Si nisi ky udhetim shpirteror ?
Ishte Sulltan Novruz i vitit 1993, ku fakiri Sadik Demir Ibra dha “IKRARIN”-BESEN e shpirtit per te ndjekur rrugetimin shpirteror tek Mushidi i tije GJYSH HALIFE BABA SHERIF CANOMETAJ ne Qytetin e Elbasanit.

Ishte bisede e bukur mes emocionesh dhe nje kenaqesie te madhe shpirterore sepse kishte ardhe dita tashme qe deshira e kahershme te behej realitet. Takimi me Baba Sherifin balle per balle tashme ishte ai moment qe do te hapte dyert e ketije rrugetimi shume te bukur shpirteror qe kishte nisur vite me pare tek ky femi.
Kujton sot Baba Sadiku:
Nuk mund ta harroj kurre ate moment kur e takova dhe e kisha aq prane pranine e Murshidit, po aq sa ishte dhe dikur ne jeten shpirterore. Mbasi fakiri i shpreh deshiren per te ndjekur rrugetimin e Dervisheve, Baba Sherifi shprehimisht thote:
“Eja biri im, se kemi tere keto kohe e vite… parë e pa parë, dukur e zhdukur” dhe vazhdon.
" Një djalë që vjen për tu bërë Dervish, nuk vjen në këtë udhëtim shpirtëror për grada dhe ofiqe. Por, ai vjen për të fituar shenjtërinë.
Qe te fitohet shenjteria more bire, Dervishi duhet te kaloi ne kalvarin e sakrificave, te vuajtjeve dhe mundimeve.
Duhet te punoje per besimin dhe Atdheun njekohesisht.
Sepse atje gjendet diamanti shpirteror, celesi i cdo porte. Nese shpirti i Dervishit nuk heq e nuk vuan ne kete jete, ai nuk mund te ngjitet lat ne ARSHI-ALA. Dervishi duhet te jete i urte dhe i butë shume, punetor dhe durimtar, i dashur dhe besnik i beses se dhene, vellazeror dhe paqëdashes, tolerant dhe atdhetar.
Dhe nese dikush e fyen me pa te drejte duhet durim dhe qendrim , per te arritur tek Krijuesi i gjithesise. Zoti eshte ndaresi i fateve dhe marresi i cdo shpage ne jete biri im. Ndaj duhet bese e qendrim dhe cdo pune ta dorezosh ne fronin e Zotit. Ai eshte gjykatesi me i larte dhe me i drejte.

30 vite jete ne kete prag te shenjteruar, ne kete porte shpirterore ku kane kaluar breza e breza Klerik te nderuar, po aq edhe te frymezuar ne kete rrugetim hyjnor i cili dore pas dore te shpie krye-keput tek Zoti i krijimit.
E ne keto 30 vite jete, fakiri eshte munduar me gjitge sakrificat per te realizuar detyrat e dhena nga Murshidet, si Baba Sherifi po ashtu edhe nga Dede Reshati. Mbas nje viti qe kisha dhene Ikrarin per Dervish dhe gati 9 muaj sherbim ne Teqe te Baba Xhemalit si kuzhinier dhe Çiragçi i Mejdanit, fakiri gradohet DERVISH nga Dede Reshat Bardhi ne Seline e Shenjte ne Tirane.Kjo per arsye se Baba Sherifi kalon nga kjo bote per ne boten e amshueme, rreth 35 dite me pare nga dita qe kishte caktuar per te Graduar fakirin.
Ishte dhëmbje e madhe ndarja nga Murshidi, ishte dhe ngelet e njejte dhëmbja per ndarjen nga Mushidi.
Por, nga nje Mushid Qamil ne nje tjeyer Murshid Qamil ishte shkruar fati i fakirit. Zoti me te madh te tije, i di me mire sekretet e kesaj dhe te asaj bote.
Ne keto 29 vite jete klerikale ne Dergjahun Bektashian, fakiri si Dervish dhe Baba (Prind), ka bere te mundur krahe per krahe me besimtaret dhe dashamiresit e besimit Bektashi realezimin e ndertimit dhe te rindertimit te shume Tyrbeve dhe Teqeve.
Ai eshte autori i disa librave si:
🔹1-Jetoj dhe punoj per hire te dashurise tende.
🔹2- Jeta qesh me cep te buzes.
🔹3- Udha drejte persosmerise.
🔹4- Djali Engjëll, Dervish Aliriza Çorrushi.
🔹5- E dua te Verteten.
Ka risjelle ne kohe dy libra shume te bukur qe zene nje vend te vecante ne historine e besimit Bektashian.
🔹1- Broshura e Hysnies.
🔹2- ……..Imam Aliu.
Ka ndertuar tre Teqe madheshtore si:
🔹1- Teqeja Kuzum Baba Vlora, viti 1997 - 2016.
🔹2-Teqeja Reshat Dede Baba -Sarande, 2009 - 2023 e ne vazhdim.
🔹3- Teqeja Abdullah Baba Melcan Korce, viti 2014 - 2022.
🔹4- Riparimin dhe ringritjen e tyrbes në Teqeja e Turballi Sulltan Baba në Farsalla Larisë 2006
🔹5- Hapja dhe Ndezja e Çiragut te MuhammedAliut, ne Teqene e pare ne Capena, Rome Itali.
Thote gjithmone Baba Sadiku;
sa shume pune dhe besim, mund e djerse kemi hedhur te gjithe bashke ne kete rrugetim 30 vjeçar ne keto Dergjahe (Teqe). Asnje pune nuk e kam bere vetem, por te gjitha ndertimet dhe rindertimet kane ndihmen, mundin dhe djersen e cdo Besimtari.
Me kete rast te 29 vjetorit te gradimit Dervish Fidai gjejme rastin te pershendesim nga shpirti te gjithe vellazerine Bektashiane te kudo ndodhur, dhe te gjithe ata vellezer e motra te besimeve te ndryshme qe me dashamiresine dhe besimin e tyre ne Zot, jane bere pjese e ketyre investimeve per ndertimin dhe rindertimin e Teqeve dhe Tyrbeve Bektashiane, brenda dhe jashte Shqiperise.
Ne bijte dhe bijat shpirterore te Baba Sadikut, Dervish Hasani, K/ Dervishe, XhanAli Sharra, Afrat Mahmutaj, Kamberali Dervishaj, Fetah Ismailati dhe qindra e qindra Muhib e Muhibe te ndodhur neper boten e gjere, urojme nga thellesia e shpirtit dhe 100 vite ne Post/Nishin Babai yne i shpirtit. Qe na u bere jo vetem udheqes shpirtetor, por dhe nje vella dhe nje prind qe sakrifikon cdo qelize tenden per Evladet dhe dashamiresit e kesaj udhe vellazerore.

Se fundmi me porosi te vecante nje urim prej shpirti sot ne kete dite, vete per mikun dhe vellain tone, besimtarin Refat Brahimllari i cili ka qene dhe ngelet nje mbeshtetje e madhe shpirterore dhe ekonomike per kete rrugetim 29 vjecar te Baba Sadikut.
Per kete date te shenuar te Murshidit tone Baba Sadik dhe per mbare njerezimin, miq dhe dashamires, bijë dhe bija.

Me dt 22 Mars qe eshte ditelindja e te Madhit Imam Ali q.v, Teqeja Sarande organizon nje dreke ne Ambientet e Salles “AMA EVENT 2023”.
Ejani vellezer e motra, ti lutemi Zotit shpirt per shpirte.
Ejani te falenderojme Zotin per gjithecka te mire qe na ka dhene e na jep. Ejani te gezojme te gjithe bashke ne kete Sulltan Novruz, ne kete dite pranverore buze detit Jon.