Kategori
Uncategorized

‘Ballkani, Turqia, Shpopullimi i Shqipërisë’/ Sali Berisha rrëfehet për gazetën italiane ‘Libero

Nga Daniele Prori

“E mirëprita dëshirën e Italisë për të angazhuar një të dërguar special në Ballkan për të ndërmjetësuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se Italia ka të drejtë të interesohet nga afër për ngjarjet e Ballkanit, edhe sepse kur lindin probleme në këtë anë të Adriatikut, Italia është e para që paguan pasojat përsa i përket emigrantëve ashtu siç ndodh me Libinë. Fatkeqësisht, megjithatë, në Tiranë ka një qeveri që shikon më shumë nga Serbia dhe Turqia sesa nga Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar gjithnjë e më shumë lidhje me Ankaranë. Madje një muaj më parë ai deklaroi se roli i Turqisë në Ballkan është jo vetëm i rëndësishëm, por edhe vendimtar. Duke e vendosur veten efektivisht në një popullsi vasale”

Flet me hidhërim të përzier me bindje të fortë, nga Tirana, Sali Berisha 78 vjeç, ish-President i Republikës së Shqipërisë nga viti 1992 deri në 1997, më pas kryeministër deri në vitin 2013, tashmë i kthyer në krye të Partisë Demokratike, e cila në “Tokën e Shqiponjave” është paryi e qendrës së djathtë, kundërshtarja kryesore e Partisë Socialiste, e cila tashmë ka një dekadë në qeveri, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ish-kryeministri Berisha, i përfshirë prej kohësh në përplasje të shumta të brendshme në vend dhe në partinë e tij, tregon për ‘Libero’ me shumë detaje implikimet kryesore të një historie në të cilën ai është i bindur për nevojën e përshpejtimit të hyrjes së Shqipërisë në BE.

Pavarësisht se që nga viti 2021 ai vetë konsiderohet “persona non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një dispozitë e huazuar edhe nga Britania e Madhe vitin e kaluar. Arsyet e këtij vendimi, sipas dy vendeve perëndimore, janë identifikuar në sistemin e korrupsionit që përfshijnë ish-kreun e shtetit. 

“Diçka për të cilën askush nuk ka paraqitur ndonjëherë prova“, përgjigjet ai.

“Ato bazohen në disa gazeta që janë kundër qëndrimeve të mia. Unë e kam bërë të ditur në disa raste se jam në dispozicion për t’iu dorëzuar gjykatave më të larta ndërkombëtare, i gatshëm të tërhiqem kur të paraqiten prova të cilat, megjithatë, nuk ekzistojnë”.

MIDIS FBI-SË DHE RUSISË
Sipas Berishës, fshihet një plan, i brendshëm dhe jashtë Shqipërisë, në të cilin janë të përfshirë: Kryeministri socialist, Edi Rama, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha (i rrëzuar vitin e kaluar nga kongresi i partisë, pasi fitoi Berisha me 86% të mbështetjes) dhe madje për një agjent të korruptuar të FBI-së për të cilin po flitet shumë në media këto javë. “Basha më tha se ky agjent merrte para nga qytetarë shqiptarë që jetojnë në SHBA“, shprehet Berisha, “por unë besoj se paratë vijnë nga Rusia“. Për këtë ka hetime të vazhdueshme nga prokurorët shqiptarë “ka një dosje për Bashën që kryeministri Rama e ka penguar që të përfundojë në duart e Gjykatës së Lartë për të siguruar një mbajtje edhe më të sigurtë të pushtetit“, thotë lideri demokrat. Në këtë mes ka pasur tentativa të kryera nga ish-kreu i PD-së, Basha për të përjashtuar Berishën nga grupet parlamentare (dhe ndoshta nga vetë parlamenti). Gjithashtu Sali Berisha, verën e kaluar, nuk e rikuperoi tërësisht partinë për të cilën ka patur përplasje jo të vogla të cilat ende nuk janë sheshuar. Theksojmë se e gjithë kjo, pavarësisht angazhimit të ‘vendeve mike’ si Italia, sigurisht që nuk e ndihmon përparimin e Shqipërisë në integrimin europian.

MIQËSIA
Berisha shpreh të gjithë vlerësimin e tij për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, koalicionin e saj politik dhe veprimin e saj qeveritar. “Përshëndeta fitoren e qendrës së djathtë në Itali si një ngjarje të madhe për kombin tuaj dhe për Europën. Në fund të fundit, edhe nëse situata që sapo ju thashë ekziston në partinë time, ne jemi pjesë e Partisë Popullore Europiane. Ne e konsiderojmë qendrën e djathtë italiane si një aleat shumë të ngushtë dhe marrëdhënia me ‘Forza Italia’, ‘Fratelli d’Italia’ dhe ‘Lega’ ka qenë gjithmonë e përzemërt. Ajo që ne duhet të bëjmë është ti kthejmë popullit votën e lirë. Ne duhet të mposhtim krimin e organizuar të bazuar në trafikun e drogës. Mendoni vetëm se importi i drogës nga Kolumbia është rritur 60 herë vitet e fundit. Porti i Durrësit është kthyer në një port të lirë të kokainës mbi të cilin bazohet i gjithë sistemi shqiptar. Pra, ajo që nevojitet sot më shumë se çdo gjë tjetër është forcimi i shtetit ligjor. Mundja e korrupsionit është me rëndësi jetike për të ardhmen europiane të vendit tim. Nëse vazhdojmë kështu, Shqipëria do të shkatërrohet gjithnjë e më shumë. Mbi 31% e popullsisë emigroi në vendet e BE-së në 8 vitet e fundit. Midis tyre, mbi gjysmë milioni emigrantë janë nën moshën 22 vjeç. Nuk ka pasur luftë që na ka shkatërruar më shumë se Edi Rama. Shqipëria po humbet kështu të ardhmen e saj. Ajo që po ndodh është një pastrim i heshtur etnik në vendin tim“, përfundon lideri në moshë, i cili megjithatë nuk tregon asnjë shenjë se ka ndërmend të heq dorë nga beteja, e cila, sipas tij, ‘tashmë po bëhet një çështje që sovranitetin e popullit shqiptar në qendër

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s