Kategori
Uncategorized

Mesiç: Ky ishte atentat ndaj babait të demokracisë, Berisha i duhet shqiptarëve, rajonit dhe Europës

Ish Presidenti Kroat, Stipe Mesiç –Sali Berisha i duhet të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e më gjerë, i duhet rajonit dhe Komitetit Europian.

Unë i dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të mbetet pjesë e politikës e më tutje, të punojë për demokracinë”, tha ai.

Mesiç thotë se ky është një atentat dhe se Berisha i duhet demokracisë, shqiptarëve dhe Europës.

“Isha mysafir në Shqipëri, dhe gjatë ditëve që qëndrova këtu, dëgjova për atentatin, për sulmin që u bë këtu, dhe më shqetësoi shumë.

Më shqetësoi dhe u befasova për shkak se dr. Sali Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë.
Unë kam qenë ish- kryetar i Kryesisë të Jugosllavisë dhe ish- president i Kroacisë, dhe në fakt prej fillimit jam bashkuar me dr. Sali Berishën për të vetmen gjë, çështjen e demokracisë.


Unë nuk kam shumë të dhëna për momentin, nuk dua të deklaroj diçka më tepër, por ky quhet atentat që është bërë kundrejt Doktorit.

Sali Berisha i duhet të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e më gjerë, i duhet rajonit dhe Komitetit Europian.

Unë i dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të mbetet pjesë e politikës e më tutje, të punojë për demokracinë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s