Kategori
Uncategorized

Berisha pret prefektin Psomiadhis.

“I jemi mirënjohës prefektit dhe prefekturës së Selanikut për ndihmën që u ofrojnë bashkatdhetarëve tanë në Greqi”
Kryeministri Berisha priti të mërkurën Prefektin e Selanikut Panajotis Psomiadhis dhe delegacionin që e shoqëronte. Per here te pare ne delegacionin qe e shoqeronte Z Psomiadhis bente pjese dhe nje shqiptare.Ana Kapia Samaras.Shefe e kultures se prefektures Selanik.Nje perfaqesuese dhe perkrahese e denje e emigranteve shqiptare ne kete qark.

20080725105428july-23-14-33-58arkivegreku2Pasi i uroi mirëseardhjen e përzemërt, Kryeministri e konsideroi këtë vizitë një dëshmi tjetër të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, qeverive, institucioneve dhe popujve tanë miq.

Prefekti Psomiadhis u shpreh se e konsideronte një nder të madh që pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, një mik i popullit të tij. Shqiptarët, u shpreh Zoti Psomiadhis, janë një popull mik, qytetarët e të cilit me punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre kanë lënë mbresa të thella në zemrat e qytetarëve grekë. Ata janë bërë një faktor i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë greke, në të cilën janë integruar dhe po kontribuojnë me dinjitet.
Prefekti Psomiadhis vlerësoi rolin e Kryeministrit Berisha në forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis popujve tanë miq dhe qeverive të të dy vendeve.
Zoti Psomiadhis i shprehu Kryeministrit Berisha konsideratën më të lartë për rezultatet e reformave të ndërmarra në të gjitha fushat për të çuar më tej zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë, si dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Ai shprehu përkrahjen e Greqisë për projektin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë në BE dhe NATO.

Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve dhe qeverive, në veçanti nivelin shumë të lartë të shkëmbimeve në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe interesin e jashtëzakonshëm të investitorëve grekë për të investuar në Shqipëri. Në këtë aspekt, Kryeministri i prezantoi zotit Psomiadhias reformat e ndërmarra nga qeveria për lehtësimin e klimës së biznesit në vend, vendosjen e taksës së sheshtë 10 për qind, eliminimin në maksimum të lejeve dhe licencave, nismën “Shqipëria 1 euro” etj.. Të dy palët konstatuan rritjen e interesit të firmave të mëdha greke në Shqipëri. Kryeministri siguroi se investitorët grekë do të kenë mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare në projektet e tyre këtu.
Prefekti Psomiadhis vlerësoi përkrahjen që Kryeministri Berisha i ka dhënë minoritet grek në Shqipëri.
Ai tha se i bashkohej shprehjes së Kryeministrit Berisha se vëllai më i mirë është fqinji. Kryeministri Berisha dhe Prefekti Psomiadhis i vlerësuan emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si një faktor të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve, marrëdhënie me një të ardhme të shkëlqyer.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s