Nga Basir Çollaku /

Drejtësia një mall me mall, më shumë se asnjëherë tej afatit të skadencës, ii bie vërdallë, pa ndaluar në stacionin e ligjit.
Mungojnë më shumë të njohur, të kthyer në ikanakë halli për të ardhmen e fëmijëve. Punët rrallëkujt i shkojnë mbarë.Një e re nga Kenia, emigrante e rastësisë, apo fatit tē keq, u masakrua pas pune dhe polica u bë keq se u zbulua mjerisht ngjarja, apo sepse shpëtoi nga barbaria e dhunës e reja.
Autorët.??!
Protesto ose vdis.

Sepse vendi po shuhet. Po shfarosen banorët ditë pas dite.
Ekonomia është berë shaka e zezë. Maskarenjte tanë të politikës, mbijnë nga ofshoret dhe blejne të ardhmen, e dekadave.Eunukë strategjikë po zhbëjnë Shqipërinë, përzënë shqiptarët.
Sot rradha është të shkulet me çdo lloj mjeti nga karriket, Rama dhe lukunia pas tij.
Nesër çdo i ngjashëm. Pa hezitim kompromentues.
Shqipëria po kthehet në një ishull ku do të jetojnë diktatorët e rinj të politikës dhe pak qindra mijëra shërbëtorë, skllevër modernë, një fermë mishi njerëzorë, nga turma e pamundur për t’ia mbathur, e padobishme për të qëndruar.

Nuk është partiake, nuk është as politike, as e tyre, por kundra tyre.
Rama hap rradhën. Të tjerë plot në listë.
Ujqërit dhe hienat njëlloj shqyejnë, pavarësisht llojit të lëkurës..
Protesta është emergjencë të nisë e fortë, ashpër, e egër, si skaner largimesh të mëdha..
Në fund ajo që do të mbetet, nuk do të jetë as e djeshme, as e sotme.