Kategori
Uncategorized

Ka shpresë : Shqiptarët në këmbë kundër juntës së Edi Ramës

📌Kryetari i PD, Sali Berisha përcolli një apel direkt për ndërkombëtarët, duke kërkuar prej tyre që të mos mbështesin një qeveri të korruptuar.

📌Por, një paralajmërim i drejtpërdrejtë shkoi edhe për Edi Ramën, që të mos guxojë të prekë votën e shqiptarëve, pasi pasojat do të bien mbi të.

📌Kuptimplota ishin edhe mesazhet e kryetarit të PL, Ilir Meta se populli do ndryshimin dhe Edi Rama duhet të largohet.

Në mbyllje, protestuesit përkujtuan të rinjtë që kanë humbur jetën në duart e policisë, teksa ndezën qirinj në shkallët e Kryeministrisë.

Tubimi historik i opozitës u mbyll pa incidente, por policia shoqëroi një protestues në mënyrë të pakuptimtë.

Shqiptarët protestuan paqësisht dhe tashmë presin reflektimin e Edi Ramës i cili tashmë ka kundër shumicën e qytetarëve.

Ne u themi partnerëve tanë, se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar, do mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

E vërteta është se në këtë mënyrë si e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë, kundër bashkëpunimit me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sot kam një apel: në rast se duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, në betejën tonë vendimtare, sepse ne jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë në Shqipëri.

Edi Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri. Nuk po t’i them sot, por merre me mend: mjerë ai që prek lirinë e tyre, mjerë ai që prek votën e tyre.
Votën kurrë nuk ta falim. Çdo qytetar shqiptar, që e do shpresën, besimin te ky vend, të bashkohet me ne, kundër vrasësit të shpresës së tyre, kundër Edi Ramës“, tha Berisha

Meta: Marrëveshje historike me PD për t’i dhënë fuqi qytetarëve! Trafikantët e Rilindjes të zhduken, grabitën bukën e jetimëve

Kreu i PL, Ilir Meta, në protestën para kryeministrisë deklaroi se në Shqipëri abuzohet nga qeveria, duke përmendur aferat korruptive. Ilir Meta u shpreh se një tjetër shqetësim i qytetarëve janë çmimet e larta të cilat janë bërë të papërballueshme. Sakaq, Meta përmendi grabitjen e buxhetit të shtetit nga oligarkët dhe mafia në pushtet.

📌”Miliardat e buxhetit, grabitjet me koncesione, PPP, tendera sekretë me 10 fishin e çmimit, asnjë lek nuk shkon në mbrojtjen e qytetarëve nga inflacioni. Paratë gllabërohen sepse mbi shpatullat e qytetarëve e bizneseve bie pesha e borxhit të rëndë publik, 14 miliardë euro, po e çon vendin drejt greminës financiare.”-tha Meta.

Më tej kreu i Partisë së Lirisë, deklaroi se grabitqarët e Rilindjes, nuk kanë prodhuar asgjë përveç varfërisë e mjerimit.

Nuk rrisin pagat e pensionet, por taksa shtesë. S’kanë vullnet për indeksimin e pagave e pensioneve se e kanë mendjen të vjedhin për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.  Këta të Rilindjes janë aq të pashpirt sa vodhën dhe bukën e jetimëve. Trafikantë e oligarkë.

Fjala e qytetarëve është ligj, mision, e vërteta e padiskutueshme e popullit dhe e vetmja e vërtetë legjitime.

📌Marrëveshje historike kam nënshkruar me PD për t’i dhënë fuqinë qytetarëve. Përpara për të shpëtuar Shqipërinë e familjeve tona.”-tha Meta

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s