
In fact, he will not be remembered for anything in his country, nor in Albania, except for the poses and decor next to Veliaj.
But the Albanian reality is not the night club rides with Veliaj nor the pictures in the embassy with the symbol of Albanian corruption, Ilir Beqaj.
He must remember that he is an ambassador in a narco-state, which is run by crime and is also endangering his country because of crime.
In the meantime, he will be remembered for the fact that he lied to his government, presenting a former Albanian immigrant to England, as a high official of the DP. This was used as an argument by his government, while the former immigrant is not even a member of the DP.
It would be good for the media of his country to take a look at this and understand that the Albanian reality is eclipsed even by such diplomats, who are more concerned with their country than with the problems of their country. Of course, the problems of Albania.

Ambasadori britanik si Rama/ Sulmon mediat angleze dhe ‘shëtit’ me Veliajn
Mes lajmeve të këqija, në kulmin e shpopullimit masiv, teksa numri i shqiptarëve që largohet drejt Britanisë së Madhe nuk prezantohet më me numra, por me përqindje popullsie, mediat britanikë vërshuan në Shqipëri.
Një lajm i mirë ishte se reportazhet e shumta të këtyre gazetave, të majta apo të djathta qofshin, theksonin se shqiptarët po largohen masivisht për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe varfërisë masive.
Në kohën kur britanikëve po u prezantohej realiteti siç është, ku faji binte mbi qeverinë shqiptar, kryeministri Edi Rama e humbi toruan dhe nisi të sulmonte me një fjalor të çmendur. Por për ironi, sulmeve të tij iu bashkua sot edhe ai që duhej të ishte zëri i britanikëve në Shqipëri, vetë ambasadori Alastair King-Smith. Ai tha se është i zhgënjyer nga raportimet e medieve britanike për Shqipërinë.
“Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani. Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, foli ai me gjuhën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Në fakt nuk do mbahet mend për ndonjë gjë në vendin e tij dhe as në Shqipëri, përveçse pozave dhe dekorit në krah të Veliajt.
Mirëpo realiteti shqiptar nuk janë xhirot nëpër klubet e natës me Veliajn dhe as pozat në ambasadë me simbolin e korrupsionit shqiptar, Ilir Beqaj.
Ai duhet të kujtojë se është ambasador në një narko-shtet, i cili drejtohet nga krimi dhe prej krimit po rrezikon edhe vendin e tij.
Ndërkohë do kujtohet për faktin se gënjeu qeverinë e tij, duke e paraqitur një ish-emigrant shqiptar në Angli, si funksionar të lartë të PD-së. Ky u përdor si argument nga qeveria e tij, ndërkohë që ish-emigranti nuk është as anëtar i PD-së.
Do ishte mirë që mediat e vendit të tij të hedhin sytë edhe nga kjo gjë dhe të kuptojnë se realiteti shqiptar eklipsohet edhe nga të tillë diplomatë, që më shumë mendjen e kanë te tuxedo se te hallet e vendit të tij. Sigurisht dhe hallet e Shqipërisë.

