
The main author of this human drama is Edi Rama. It’s his terrible connections with corruption, it’s his thefts in affairs worth hundreds of millions, it’s the kidnapping of the vote, which makes these citizens hopeless in their country, it’s the strong connections with crime and drugs of Edi Rama, Olsi Rama and other governors.
Edi Rama is engaged in a political battle in Britain, advised by advisers who want to turn the internal issue into a political point,
Edi Rama goes from one conference to another, using ordinary language, which shows that he does not have the minimum of human education.
Hate based language. For his interests, he is ready to use any word and take any position.
This mass flight of Albanians is dictated by this government that has no law and morality, by this government that kills the hope of Albanians, by this government that after handing over to crime all the police systems, TIMS, MEMEX, the entire 30-year file of of the police, as it opens the doors for mass deportation to other countries, as it opens the doors for the export of crime to the four corners of the world, wears the garb of a pseudo-patriot and swears like an ordinary on the street,” said Berisha.
Berisha: Rama po ndërhyn qëllimisht në politikën e brendshme britanike
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama është fajtori kryesor i dramës së shqiptarëve që po largohen masivisht. Berisha tha se Edi Rama po ndërhyn qëllimisht në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij të majtë.
Një ditë më parë, mediat konservatore britanike e akuzuan Ramën se po vepron për llogari të këshilltarit laburist, Alastair Campbell.
“Unë sot gjithashtu dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit.
Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.
Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje. Për interesat e tij është i gatshëm që të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim.
Kjo ikje masive e shqiptarëve diktohet nga kjo qeveri që nuk ka ligj e moral, nga kjo qeveri që vret shpresën e shqiptarëve, nga kjo qeveri që pasi i dorëzon krimit të gjitha sistemet e policisë, TIMS, MEMEX, të gjithë kartotekën 30-vjeçare të policisë, pasi hap dyert për largimin masiv në vende të tjera, pasi hap dyert për eksportin të krimit në katër anët e botës, vesh petkun e pseudopatriotit dhe shan si ordiner në rrugë,” tha Berisha