
Pushtimi i pabesë Amerikan i Shqipërisë! Nga Hajro Cini ///
“Intervistës “ të Eskobar i parapriu njoftimi paraprak i guvernatores Kim …
Ai u shpreh se qëndrimet e Yuri Kim janë institucionale dhe në bashkëpunim të ngushtë me DASH:
“ Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqiërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.”
E kam të pamundur të mos çuditem. Kur dikush emërohet dhe mbahet si Ambasador i një shteti në një vend tjetër, ai/ajo e ka patjetër mbështetjen e vëndit që e ka caktuar si të tillë se përndryshe e shkarkojnë. Kjo deklaratë “sqaruese” për Yuri Kim më ngre më shumë pikëpyetje se sa u sqarova. Pse?
Pse duhet një zyrtar i DASH të konfirmojë, publikisht, se Yuri Kim nuk ndjek agjendë personale dhe se bashkëpunon ngushtë me DASH?
Ambasadorja Yuri Kim, që paralelisht me këtë detyrë nga USA, bashkë-sundon me Krimin e Organizuar, ka shpallur veten edhe si Guvernatore (jo-Kushtetuese) të Shqipërisë. Ju kujtoj se Kushtetuta e Shqipërisë nuk njeh funksion të tillë.
Ajo është e kudo ndodhur, në çdo lloj Gjykate, në çdo lloj Prokurorie, në Presidencë, në Kryeministri, në Jahte lluksoze me Oligarkë, në Resorte, të ndërtuara shpesh në pronat e dikujt tjetër, nëpër Bashki, me deputetë (disa pa pikë peronaliteti) Ministra, shumë nga të cilët, në një shtet normal, do të ishin nëpër burgime të gjata, për vjedhje dhe korrupsion galopant.
Governatorja Yuri Kim, nuk shikon vetëm korrupsionin e qeverisë (Krimit të Organizuar). Ka muaj që vlon një skandal rreth gjysmë miliardi dollarë për disa inceneratorë, që nuk ekzistojë. Të dy Partitë Opozitare nxjerrin përditë fakte tronditëse, por përderisa Guvernatorja (ilegale) nuk flet, SPAK po ashtu nuk shikon. Shumë më i vogël se sa ky skandal galopant do të kishte dorëhequr çdo lloj qeveria në botë, por jo këtë që mbajnë shtetet paralele (Deep States) të Amerikës.
Shqipëria ndërtoi, pas 2005, një institucion shumë të respektuar për të luftuar Mafien dhe krimet. Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila akuzoi me shumë sukses dhe shkatërroi të gjitha bandat kriminale që u krijuan pas viti të mbrapshtë 1997, kur Administrata Demokrate e Bill Clintonit dhe CIA destabilizuan Shqipërinë. (Se nuk është hera e parë që USA pushton Shqipërinë këta dy shekujt e fundit.)
Pikërisht pse ishte efikase, Krimi i Organizuar, që e ka halë në sy çdo lloj Prokurorie që e lufton Krimin, u mobilizua dhe me ndihmën e USA e shkatërruan totalisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe bashkë më të edhe të gjithë systemin e Drejtësisë duke bërë një “Reformë” që do ta sillte (siç edhe ka ndodhur) këtë sistem nën kontrollin total të Krimit dhe Ambasadës Amerikane, që sipas zyrtarit të sipër cituar, ka mbështetjen e plotë të DASH.
Për ti hedhur hi syve shqiptarëve, dhe ndonjë kongresmeni republikan që ngre pikëpyetje për aktivitetin “dhiplomatik” Amerikan në Shqipëri, zyrtari në fjalë, detyrohet, të na “sqarojë”.
Herët apo vonë, Yuri Kim do të ikë nga Tirana, për tu rikthyer pastaj, besoj unë, si lobiste e ca organizatave amerikane që, në mënyrë të jashtëligjshme, kanë shtënë në dorë pasuri të vlefshme kombëtare si Butrinti, Skavica etj. Ka bërë dëme të tmerrshme.
Shqipëria ka qënë shpesh herë e pushtuar ose ka bashkëjetuar me perandori shumë shekullore, Me atë Romake 7 shekuj, me atë Osmane 5 shekuj, ka qënë e pushtuar nga Italia nga 7 prilli 1939 e deri më 9 shtator 1943, si dhe disa ditë nga Gjermania.
Por Shqipëria nuk ka përjetuar pushtim më të pabesë, më të ndyrë dhe më shkatërrimtar se sa ky pushtimi i fundit Amerikan.
Po Shqipëria po lëngon nën pushtimin Amerikan.
Pushtimi Italian ishte i paprovokuar nga Shqipëria dhe i pajustifikuar, por nga ai pushtim Shqipëria u ndërtua dhe mori edhe Kosovën. Gjermania hyri si trashëguese e Italisë, pasi kjo kapitulloi, por brënda pak ditësh, Gjermania bashkoi plotësisht Kombin Shqiptar me Mitrovicën, që Italia nuk kishte mundur t’ja merrte Jugosllavisë, dhe Çamërinë, na njohu Pavarësinë, Sovranitetin (Relativ) por më të madhin që etnia shqiptare kishte gëzuar që nga koha e Pirros dhe Neutralitetin.
Gjatë gjithë kohës që në Shqipëri ishte këmba e ushtarëve italianë apo gjermanë, Shqipëria kishte institucione shumë të respektuara, Gjykata shëmbullore, administratë shumë efiçiente dhe të ndershme si dhe pothuajse të gjithë Kryeministrat nga Mustafa Kruja (Merlika) e deri tek Ibrahim bej Biçaku njëri më i ndershëm dhe më patriot se tjetri, dy nga Kryeministrat dhe një Regjent ishin edhe Firmëtarë të Mëvetësisë më 28 nëntor 1912 edhe të Pavarësisë të vitit 1943.
Asnjëherë shqiptarët nuk kanë parë një pushtim kaq të pabesë dhe shkatërrues sa pushtimi i fundit Amerikan.
Unë besoj se ky pushtim nuk ka autorizimin e Kongresit Amerikan, si i vetmi Institucion Kushtetues që autorizon USA të hyjë në luftë (pushtime), por është produkt i njërit nga Shtetet Paralele (Deep State) që po i zënë frymën shtetit Amerikan. (në USA operojnë disa Shtete paralele – Deep State, – Familja e degjenruar Clinton, Soros, FBI, DASH, CIA etj. – që shfrytëzojnë statusin e superfuqisë së USA për agjenda të errta. Kjo do të sjellë edhe kalbësimin e saj.)
Besoj gjithshtu se në Nëntor do të ketë një tërmet të jashtzakonshëm në politikën Amerikane dhe se Demokratët do ti humbin të dy dhomat e Kongresit, ç’ka mund të sjellë ndryshime edhe në strukturën e administratës pushtuese Amerikane në Shqipëri.
Por pavarësisht kësaj shqiptarët duhet ti marrin vetë frenat e vëndit në dorë se asnjë pushtim, për më tepër kaq i pabesë dhe i ndyrë, nuk sjell progress dhe të mira.