
Të hënën, FBI kreu një kontroll në rezidencën e Trump në Florida, ndërsa ai vetë ndodhej në Nju Jork.
Në të njëjtën kohë, ai po dëshmon nën betim në çështjen civile kundër tij në shtetin e Nju Jorkut.
Në një deklaratë zyrtare, ish-presidenti tani po synon posaçërisht Prokuroren e Përgjithshme Letitia James, per te cilën ai beson se po drejton një fushatë për ta “shkatërruar” atë.
– Ky sulm politik mbi mua, familjen time dhe kompaninë time të madhe është përpjekja e saj e neveritshme për të përmbushur premtimin cinik dhe tejet korruptiv.
– Ajo deklaroi: “Mezi pres të shkoj në zyrën e DA çdo ditë dhe ta padis atë… dhe më pas të shkoj në shtëpi!”, thotë Trump në deklaratë.
Procesi civil kundër tij e përshkruan Trump si një “ekspeditë peshkimi keqdashëse dhe hakmarrëse”. Ai gjithashtu pretendon se do të përdorë Kushtetutën e SHBA “në masën më të plotë” për të mbrojtur veten kundër asaj që ai e përshkruan si një sulm.
Trump thotë gjithashtu se do kerkoje zbatimin e Amendamentit te Pestë të Kushtetutës…
▪️Të drejtën për të mos dëshmuar kundër vetes dhe për të mos iu përgjigjur pyetjeve në çështjen civile kundër tij.
https://www.expressen.se/nyheter/trump-aberopar-femte-tillagget-efter-fbi-raden/