Kategori
Uncategorized

“Popat ortodoks serbë aktorë të krimeve në ish-Jugosllavi”

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç kërkon reformim të Kishës Ortodokse Serbe.

Reagimi i tij vjen pasi qeveria e Dritan Abazoviç miratoi një marrëveshje me kishën, që po kritikohet gjërësisht.

Partia e Milo Gjukanovic ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.

Gjukanoviç rikujtoi rezolutën e miratuar kohëve të fundit në Parlamentin Evropian, për të bazuar qëndrimin dhe kritikën e tij ndaj këtij institucioni fetar.

Sipas rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, Kisha Ortodokse Serbe është promovuese e deklaratave pro-ruse dhe anti-evropiane dhe po shkakton përçarje etnike.

“Ky institucion duhet të rikonstruktohet tërësisht. Të gjithë e dimë se priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe merrnin pjesë në fushata të shumta ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë. Ata janë mbështetës e madje edhe aktor të krimeve të kryera, dhe besojnë se veshja e priftit mund t’i mbrojë”, ka deklaruar për mediat vendase Presidenti i Malit të Zi.

Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe. Kabineti Abazovic mund t’i nënshtrohet një mocioni mosbesimi në të ardhmen, pasi disa prej aleatëve të tij kanë deklaruar se nuk e mbështesin më.

Vetë Abazoviç ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë mes tyre edhe zgjedhjet, ndërsa qytetarët kanë nisur protestat kundër kësaj marrëveshjeje.

Çfarë parashikon kjo marrëveshje?

Marrëveshja mes Abazoviqit dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban disa pika të cilat pretendohet se adresojnë marrëdhëniet midis qeverisë malazeze dhe kishës serbe.

Fillimisht, marrëveshja përcakton obligimet e shtetit malazez ndaj institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe:

Ajo e detyron qeverinë malazeze të njohë imunitetin diplomatik apo të drejtat ekstraterritoriale të institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe në vend – gjë që i përjashton ato nga juridiksioni / ligjet lokale;

Qeveria është e detyruar të regjistrojë të gjithë kishat ortodokse në vend nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të nisë procesin e pagesës së dëmshpërblimit për të gjithë ndërtesat e konfiskuara nga regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore;

Marrëveshja përcakton që Kisha Serbe nuk ka nevojë të marrë leje nga qeveria malazeze për të lëvizur objekte të trashëgimisë kulturore të cilat janë të regjistruara nën pronësinë e saj;

Gjithashtu, ajo i jep Kishës Ortodokse një status juridik i cili në disa zona, parashikohet të jetë i njëjti me atë të institucioneve qeveritare;

Së fundmi, ajo parashikon mundësinë e shtrirjes së mësimeve fetare në shkolla publike dhe kontrollit dhe aprovimit të tyre vetëm nga Kisha Serbe.

Në fakt, sipas censusit të vitit 2011, 72% e popullsisë malazeze identifikohen si të Krishterë Ortodoks – prej të cilëve, rreth 70% identifikohen si pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që do të thotë se pjesa e mbetur

– 30% identifikohen me rivalen e saj, Kishën Ortodokse Malazeze.

https://a-news24.com/2022/07/popat-ortodoks-serbe-aktore-te-krimeve-ne-ish-jugosllavi/

Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.phpon line 66

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s