
Në mëshirë të fatit …. Fëmijë te vegjel pa dokumenta, megjithse te lindur ne Greqi, ku prindrit e tyre jetojne e punojne prej vitesh me lejë qëndrimi të rregullta në Greqi …
Nga Shpetim Zinxhiria / Gazetar Athinë …
Liri-Dalje edhe pas 30 viteve në ingranazhet e procesit të legalizimit
Bëhet fjalë sot në 2022 per lejet e qendrimit ne Greqi ( Liri-Dalje) per te levizur i lirshem ne Shqiperi dhe anasjelltas, kjo leje qendrimi është per te qene i ligjshem vetem ne Greqi.
Kjo ndodh kur sot nje ne dy shqiptarë është i paligjshëm dhe për këtë Greqia i kthen Shqipërisë 12-15 mijë shqiptarë në vit, të ashtuquajtur klandestinë.
Ora Greqise i ka mbetur ne vitet 1998 ,në një kohë që Evropa ecën po ecën përpara. 30 vite nuk janë pak dhe nuk eshte normale per nje vend te BE qe te tallet me emigrantët ne kete farë mënyrë, duke i mohuar gjene me elementare per te qene i legalizuar dhe per te jetuar i lirshem.
Janë shqiptarë të cilët humbën gjithçka qe kishin fituar më parë. Një histori me motive ballkanase por që përsëritet nga qeveritë në Greqi.
Sot ishte dita e fundit per te mbyllur dokumentat per kete liri-dalje.
Por për ne shqiptrët 30 vite nuk jane pak qe duam te jetojne te ligjshem, per ato gra qe kane lindur femijet ketu dhe qe jane te psligjshem, për ata që punojnë në të “zezë”

Shoqatat Shqiptare duhet te bashkohen dhe te ngrejne zerin fuqishem per kete padrejtesi.
Integrimi i emigrantit ne shoqerine vendase fillon nga leja e qendrimit. 30 vite mjaftojne per keto padrejtesi ne kurriz te emigranteve.
