
Nga Hajro Cini Kanada _
Ajo dhunon për ditë Sovranitetin e Shqipërisë.
Ajo shantazhoi me shumë sukses Kriminelin Lulzim Basha, me atë të të cilit arriti që ta shesë Opozitën tek Krimi i Organizuar, me të cilin, Guvernatorja ilegale bashkë-qeveris.
Ajo tentoi, pa sukses, dhe në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë, në shkelje të nenit 41 të Konventës së Vjenës, të cilin USA e ka firmosur më 1972, dhe të ligjeve ndërkombëtare, të shantazhonte Presidentin e Republikës që ai të shkeltë Kushtetutën.
Fillimisht u prezantua si Ambasadore, dhe sapo u shfaq në Tiranë mori disa dhurata të florinjta nga Taulant Balla, miku familjar i një banditi të deklaruar. Dhe për këto dhurata u krenarua edhe publikisht.
Jam i sigurtë se Yuri Kim është e korruptuar deri në palcë, jam i sigurtë se ajo nuk ka as etikë, as kulturë, as pregatitje diplomatike dhe as profesionalizëm.

Më pas filloi të ushtrojë, në mënyrë ilegale, edhe postin, jo Kushtetues, të Governatorit të Shqipërisë.
Shqipëria, de Jure, është akoma shtet i Pavarur dhe Sovran i njohur edhe nga OKB.
Por këto fakte nuk kanë asnjë rëndësi për një frymor që nuk njeh as rregulla, as ligje, as nder dhe as etikë. Ajo dhunon për ditë Sovranitetin e Shqipërisë.
Ajo shantazhoi me shumë sukses Kriminelin Lulzim Basha, me atë të të cilit arriti që ta shesë Opozitën tek Krimi i Organizuar, me të cilin, Guvernatorja ilegale bashkë-qeveris.
Ajo tentoi, pa sukses, dhe në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë, në shkelje të nenit 41 të Konventës së Vjenës, të cilin USA e ka firmosur më 1972, dhe të ligjeve ndërkombëtare, të shantazhonte Presidentin e Republikës që ai të shkeltë Kushtetutën.
Për fat të mirë ajo dështoi në atë përpjekje.
Kohët e fundit ka marë edhe një rol të ri, të turpshëm dhe të rrezikshëm.
Ajo është bërë edhe Ministrja e Propagandës së “Rilindjes” dhe Krimit të Organizuar .
Shkurt Gëbelsi i qeverisë Rama.

Pa pikën e turpit, më zë të fortë, duke abuzuar me emrin e shtetit që ajo supozohet të përfaqsojë, duke hedhur poshtë krejt mëndjelehtësisht faktet kokëforta, për të cilat ka edhe disa Raporte Departamenti i Shtetit duke deklaruar se qeveria Shqiptare po lufton korrupsionin.
Për tej qesharakes, për cinizmit dhe përtej sarkazmës deklarata e saj ishte turp për Shtetin që ajo duhej të përfaqsonte. Raportet Vjetore të Departamentit të Shtetit, që e ka punësuar Yuri Kimin, e nxijnë qeverisjen e Shqipërisë çdo vit pas 2014, duke e rritur intensitetit e ngjyrës së zezë, dhe duke e quajtur, me të drejtë, qeverinë më të korruptuar në Europë.

Mirëpo aq shumë i janë errur sytë Guvernatores ilegale sa gazeta leniniste “Pravda”, e konsideruar deri në fund të shekullit XX si simbol i gënjeshtrës, të na duket se paska pasur një farë etike.
Gënjeshtrat e saj janë shumë më keq se sa ato të “Pranvdës”.

Ndryshe nga kjo, Ambasadori Amerikan në Beograd, Chris Hill, në të njëtën ditë, dha një intervistë të saktë, të qartë, plot etikë për situatën në Serbi. Kur e pyetën se çfarë e këshillonte ai qeverinë serbe, ai u përgjigj:
“Unë jam këtu për të përfaqsuar qeverinë time dhe jo për të dhënë këshilla qeverisë suaj. Atë duhet ta bëni ju. Jo unë.”
A thua se këta dy ambasadorë, të të njëjtës kohë, të emëryar nga i njëjti shtet, përfaqsojnë dy shtete 100% të ndryshëm!
Nuk është hera e parë dhe as e vetme që Ambasadorët Amerikanë në Shqipëri sillet kaq brutalisht. Mund të them se është rregull abuzmi që përfaqsuesit Amerikanë bëjnë me detyrën.

Ne kemi parë Marisa Linon që drejtonte destabilizimin e Shqipërisë më 1997, për llogari të Greqisë, ne kemi parë ambasadorë imoralë si Limprehti, që edhe ra në “krye” të detyrës mbi një prostitutë të majtë shqipfolëse. Kemi parë edhe Don Lunë kur shtatërroi Sistemin e Drejtësisë dhe bashkë me të edhe Rendin Kushtetues të Shqipërisë duke e lënë Shqipërinë për më shumë se 4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Pra sjellja e Yuri Kim nuk është as e papritur dhe as e re, por kjo i ka kaluar të gjitha vizat e kuqe!
Kur Shqipëria u kanabizua totalisht, paraardhësi i Kim, Don Lu, e paraqiste histori suksesi “luftën” e qeverisë shqiptare kundër drogës dhe dërgoi në Shtëpinë e Bardhë disa kriminelë, midis të cilëve edhe ish ministrin e brëndshëm Sajmir Tahiri. Ne kemi parë të buzëqeshur Tahirin, Don Lu duke biseduar me Obamën dhe Bidenin në Shtëpinë e Bardhë. Sot Tahiri është në burg dhe Don Lu zyrtar i lartë i Departementit të Shtetit. Sa herë që kapej ndonjë sasi e konsiderueshme e drogës në Itali, shpejt Don Lu lavdëronte narko-qeverinë për “sukseset” e saj kundër drogës.
Pak ditë më parë, një ish zyrtar i lartë socialist dhe bashkëpuntor i ngushtë i Ramës u arrestua në Itali. Dhe arrestimet në Itali krijojnë ca dhimbje koke për Kreun e Meduzës, se “Rilindasit” që kapen në Itali edhe flasin, edhe bëhen të penduar se atje ka Prokukori dhe Gjykata.
Për të sfumuar këtë lajm në Shqipëri, jo për shqiptarët se nuk përbëjnë problem ata, por për ti dhënë zemër antarëve të Krimit të Organizuar se USA akoma e mbështet këtë të fundit detyrojnë Guvernatoren Ilegale të marrë edhe rolin e “Pranvdës” apo Gëbelsit.
Asgjë nga këto nuk më çudisin më, bile as edhe më bëjnë më përshtypje. Enigma ime është se pse i boton Raportet vjetore DASH kur ato Raporte i hedh në koshin e plehrave Ambasadorja e tyre?
