
Presidenti Ilir Meta deklaron se pjesë e procesit që shpalli non grata kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë edhe Lulzim Basha .
Pjesë e procesit per shpalljen non grata te Sali Berishes ka qenë Lulzim Basha. Zoti Berisha është nje politikan qe ka ndikimin e tij.
Unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha.
Ja kam thene Berishes me ane te nje kolegu tuaj Cim Peka.
Nuk eshte detyra ime te denoncoj. Kam qene i qarte per kete ceshtje.

Une e kam patur informacion dhe madje i dija dhe zhvillimet pas shpalljes se Berishes non-grata“, tha Meta.
”Kam qenë në kundërshti me Bashen, që para 25 prillit për çdo veprim që ka bërë në favor të mazhorancës. Dalja nga parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve vendore si dhe Reforma Zgjedhore jane fakte te qarta”.