Kategori
Uncategorized

Kur qan një grua, i gjithë qyteti qan, errësohet më herët dhe dora që do të të ndihmojë largohet.

Albert Avduli /

Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat ?

Kur qan një grua

Kur qan një grua, i gjithë qyteti qan,

errësohet më herët dhe dora që do të të ndihmojë largohet,

dhe ndoshta lumturia vdes nga dashuria.

Kur qan një grua, turpërohet vendi im

dhe s’ka kishë, as qeveri që mund të përballojë dimrin

që do të vijë për mua,

dhe askush nuk do të rri zgjuar për ty.

Kur një grua qan, qan për djalin që ka humbur në një kazermë,

qan për jetën e vështirë

qan për Gabon, qan për Fridën.

Kur një grua qan

gjëmojnë kambanat e kullës së Babelit,

për aq shumë njerëz të humbur.

Sa më e thellë të jetë plaga,

aq më shumë qan një grua.

Norberto Leyva

(Këngëtar kuban)

Në shqip Bajram Karabolli

Latinoamerikanët thonë: Mos ki turp të qash. Të qarët të bën mirë. Nxjerr jashtë helmin. Gratë rrojnë më shumë se burrat, sepse qajnë shumë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s