Kategori
Uncategorized

A ka ndonjë vend ku, qoftë edhe me një milion lekë, apo edhe euro, të blesh “ një gram nder”?!

Nga Namik Dokle /

NDERSHMËRIA …

(Kujtim për një shok shkolle).             Mes fotografive të herëshme gjeta edhe këtë, me shokun tim të shkollës, shtatëvjeçare dhe gjimnaz, Agim Elezi. Më ka mbetur në kujtesë një ndodhí e thjeshtë, por domethënse.                Në atë kohë zhvilloheshin spartakiadat e shkollave të Shqipërisë, në Durrës dhe Vlorë.                                                    Shkova dhe pyeta mësuesin e fiskulturës
  • Kush do e perfaqësoj shkollën tonë në shah?
  • Agim Elezi, më tha, ai luan më mirë.
    Pas dy ditësh takova rastësisht Agimin.
  • A bëjmë një lojë shah?- e pyeta.
    Shkuam në parkun e Kukësit të vjetër, në breg të Drinit të Zi. Bëmë pesë lojë dhe unë fitova 3:2. Nuk e zumë fare në gojë spartakiadën.
    Të nesërmen më kërkoi mësues Nikolla i fiskulturës. Për shahun, ti do të vish në Vlorë, më tha dhe shtoi: Agim Elezi më tregoi që ti luan më mirë…
    E kujtova këtë ngjarje të thjeshtë ndershmërie, në këtë kohë stërkëmbëshash të ndërlikuar! E megjithatë pyes: A ka ndonjë vend ku, qoftë edhe me një milion lekë, apo edhe euro, të blesh “ një gram nder”?!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s