Shkoni or djem njëherë në turballi !
Kjo ishte porosia e xha Veros, njeriut të mirë nga Lazarati, që shërbeu me dinjitet deri në fund në tylben e Turanit , Korçë …

I bukuri Turballi: Një vënd jo vetëm i bukur dhe i bekuar që në zemër mban mezarë shënjtorësh si vetë Turballi Sulltan Baba, bababallë, dervishë, por dhe vetë historinë qindra vjeçare të tij …

Të gjith u gëzuam, dhe u nisëm drejt Turballi Sulltan Baba, ishim tre …Medi Bazelli, Alfons Bazelli, dhe Urim Gjata, por kur vajtem atje mbas 3 ore udhetimi, një dhimbje na përshkoj në gjithë trupin .
Ai vend i shenjtë, i bukur, ajo Teqe që ndimonte me gjithshka zonën per rreth, ishte këthyer në një kasapanë .
Mure të prishura, mezare te hapura, kockat e baballarëve jashtë.
Mezari memorjal prej mermeri i Turballiut i shkatërruar, gjithshka ishte kryer mbas largimit nga kjo bote të Baba Saitit, nga barbarët vëndalij.
Barbarizëm i njëjtë me atë që bënë komunistet, kur shkatërruan kultet fetare, (Teqet, kishat, Xhamiat) në shqipëri.
Ndezëm nga një qiri, mbuluam me pak dhe me duar kockat e baballareve, beme disa foto dhe u larguam perseri drejt Selanikut …

Kush ka shkuar dhe nuk është mbrekulluar.
Shkoni or djem një herë në Turballi.
Ishte porosi e xha Veros,që shërben në tylben e Turanit.
Medi dhe Besnik Bazelli, Urim Gjata, Keni dhe Alfons Bazelli, Ali Bazelli, Agron Saliasi, Kastrioti, dhe Romi Biseduam dhe vendosem qe si fillim do shkonim ta gjenim, duke caktuar tre veta Mediu, Urimi dhe Fonci.
U nisëm nga Selaniku pa e ditur vëndndodhjen, mbas 250 km e gjetëm.

Të gjith u gëzuam, por dhe një dhimbje na përshkoj, ai vend i bukur ishte këthyer në një kasapanë, mezaret e hapura, kockat e baballarëve jashtë, memoriali i Turballiut i shkatërruar, gjithshka nga barbarët të njëjtë me ata shqiptarë që shkatërruan kultet në shqipëri.
Aty vendosëm …
Me të ardhurdhat dhe punën tonë, cdo fund jave 500 km Selanik Farsalla dhe këthim.
Ne e ringrinim tylben madhështore, mezarët, rrethimin, gjithshka që ish e nevojshme.

Në fillim ishim pak .
Por ne çdo javë shtoheshim e shtoheshim pa pushim, dikush vinte nga Athina, dikush qytet tjetër, të gjithëve na bashkonte besimi dhe dashuria për atë vënd të shenjtë.
Por na bashkonte dhe detyrimi moral per ti kethyet dinjitetin duke rregulluar dhe riparuar mezaret, tylbet, varrezat e dervisheve brenda rrethimit të tyre,
Ne arritëm e ringritën Tylben dhe dhe mezarët.
Në ndihmë nga Tirana erdhi Baba Sadiku, atje brenda oborrit te teqese ngritem çadrat, punë pa ndalesë. Me ndihmën e Baba Sadikut, ne i dhamë tylbeve imazhin engjellor të tyre, ashtu siç edhe kishin qënë dikur .

Sot ajo Tylbe dhe Teqe ndricon atje në Farsalla, e bukur, e shënjtë dhe madhështore, mes malesh, pavarsisht se nuk sherben kush, ajo pret vizitore çdo dite . Venë e vizitojne e pastrojnë, ndezin qirinj emigrantet shqiptare nga e gjithe greqia.
Edhe ne asokohe ishim emigrantë ne greqi ( shumica fisi Bazelli) Në foto janë ata që e ringritën Teqenë ‘Turballi Sulltan Baba’ me shpenzimet dhe punën e tyre.
Gjithë shpenzimet u përballuan nga vetë këta njerës të mirë.
Bekuar qofshi o njerës të mirë !
Kjo ishte fjala e Dede Reshat Bardhit kur na priti në selinë e shenjtë në Tiranë.











