

Kryeministri Pakistanes Imran Khan pati deklaruar në fundjavë se Donald Lu, që shërben si ndihmës/sekretar për Azinë Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit është personi që kërkon rrëzimin e qeverisë së tij.
Në një takim me ambasadorin pakistanez, Lu është shprehur se marrëdhëniet mes SHBA dhe Pakistanit do përmirësohen nëse largohet Khan.
Lu ka shërbyer si ambasador në Shqipëri.

Sot guvernatoria Sorosjane, kercënuesja dhe përçarësja e opozitës shqiptare, paturpësisht shkeli hapur vendimin e gjykatës shqiptare.

Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor më 25 prill ; që ka dalë hapur në mbështetje të qeverisë më të korruptuar në rajon ( siç e cilëson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në përçarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarre një akt të fundit , gjithnjë në shërbim të të njejtit qëllim.
Zonja ambasadore , me arrogancë , tregon se jo vetëm nuk respekton Konventën e Vjenës po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithëse flet gjithë kohën për drejtësinë .
Ti zonjeë mund të takosh kë të duash dhe si të duash , po nuk mund të vendosësh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokrateve shqiptarë!”