Kategori
Uncategorized

Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda janë të mirëpritura të anëtarësohen në NATO

Aleatët e NATO-s do ta mirëprisnin Finlandën dhe Suedinë nëse vendosin të bashkohen, kështu ka deklaruar këtë të martë gjatë një konference për mediet Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Por ai theksoi se çdo lëvizje e tillë varet nga të dy vendet.

“U takon atyre të vendosin sigurisht, por nëse aplikojnë, unë pres që 30 aleatë do t’i mirëpresin ata.”- tha Stoltenberg sipas Reuters.

Ai tha se NATO ka të ngjarë të gjejë mënyra “për të adresuar shqetësimet që mund të kenë në lidhje me këtë periudhë të ndërmjetme ndërmjet aplikimit dhe deri në ratifikimin e fundit”, duke iu referuar reagimit të mundshëm nga Rusia përpara se dy vendet të ishin plotësisht nën mbrojtjen e NATO-s.

Kjo deklaratë e Stoltenberg me shumë mundësi nuk do pritet mirë nga Rusia e cila kundërshton zgjerimin e aleancës ushtarake pranë kufijve të saj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s