Adriana Kalaja /Aktiviste, Avokate …

Shoh që Sudet femra dhe meshkuj bashistë, qënkërkish acaruar se Kryetarja e Kuvendit paska anulluar mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, me arsyetimin se ish deputeti Alqi Bllako ka dorezuar mandatin.
Reagimi i Sude Tabaku dhe Alibeaj është sa qesharak aq dhe antiligjor.
Këto Sudet bashistë nuk meritojnë leksion, por nisur nga mjegullnaja që duan të krijojnë në publik, sqaroj se:
Objekti i kërkesēs është miratimi nga Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve për heqjene MANDATIT të Alqi Bllakos.
Në kohën kur Deputeti heq dorë vetë nga mandati, Kërkesës i bie OBJEKTI.

Se është njësoj si padia me objekt: “Dorëzim dhe lirim sendi”, pala e paditur vendos ta lërojë vetë pronën, para se të japë vendimin gjykata, duke bërë që padia të mbetet pa objekt.
Çfarë vendimi duhet të marë Gjykata në këtë rast kur vetë i padituri e ka zgjidhur çështjen?
Apo do ta ankimojnë Bardhi dhe Alibeaj si me çështjen e ndryshimeve statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit, të miratuar nga Gjykata e Tiranës më 25 mars?
- Si e kanë bërë Ministrin e Drejtësisë këta bashistë?