Kategori
Uncategorized

Kauza e shitur e PD së Bashës me inceneratorët përballë denoncimeve ‘kokëforta” të Malltezit dhe LSI që nxorrën ‘lakuriq’ aferën e shekullit

EDITORIAL

Siç edhe po vërtetohet, çështja e djegies së plehrave ose ndryshe sic njihet publikisht ‘afera e incineretorëve’, përbën ndoshta vjedhjen më të faktuar në historinë e shtetit shqiptar. Por nëse qeveria ishte e angazhuar për ta kaluar të gjithë këtë mega-aferë në heshtje, opozita nga ana e saj nuk ishte e gjitha në një mendje lidhur me denoncimin e saj.

Sic edhe kanë treguar vijueshmëria e aksionit dhe denoncimeve , PD në drejtimin e Bashës më shumë se të zbulonte të vërtetat e kësaj afere,

🩸kishte si mision ngatërrimin e fijeve, duke sjelle denoncime të turbullta e aspak serioze.

Shanset janë që edhe në këtë çështje, Basha të kishte një marrëveshje të fshehtë me Ramën, duke i lënë fushë të lirë veprimi sic ka ndodhur me zgjedhjet, reformat e ndryshme apo kazuat e shitura në vazhdimësi.

Denoncimet e kësaj afere mbanin emrin e tij dhe daljet e tij nga foltorja e partisë ishin të shpeshta, derisa u dha urdhër që kjo çështje të shuhej e mos i jepej zë.

Por Malltezi nuk e ndali denoncimin e tij dhe në një intervistë esklzive në vitin 2018 për ‘standard’ Malltezi do zbërthente skemën e korrupsionit masiv.

“Të tre inceneratorët janë kaparisur me Klodian Zoton, bashkëpunëtori më i afërt i Arben Ahmetajt.

Përpara se ta çonte tek inceneratorët, Klodian Zoto i shërbente Arben Ahmetajt pranë Vilma Nushit, në konçesionin 120 milionë Euro të check up-it.

Deri më sot, ata kanë mbyllur kontratat për të marrë nga paratë publike mbi 50 milionë Euro, 22 milionë Euro për inceneratorin e Elbasanit dhe 28.2 milionë Euro për inceneratorin e Fierit.

Pra, plot 178 milionë euro (pa TVSH) nga taksat tona që po ndahen mes Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës dhe sekserit të tyre në kundërshtim me ligjet dhe strategjitë në fuqi.

Pasi mori nga shteti 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit dhe 28 milionë për atë të Fierit “me çelësa në dore”,

Klodian Zoto firmosi me një Italian kontratat për të marrë djegësit “me çelësa ne dore” përveç 15 milionë euro.

Kësisoj 7 milionë euro u përlane për djegësin e Elbasanit dhe mbi 13 milionë euro për të Fierit, pra përmbi 20 milionë euro vjedhje brenda pak javësh!”, theksonte Malltezi në atë kohë.

Madje Malltezi fliste me emra duke pohuar se “ afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave me pronar të vërtetë Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën”.

Por ti marrim me radhë!

Më 3 mars 2021, në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, ishte vetë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi që paraqiti, nënshkrimet, dokumentet, falsifikimet të asaj që e cilësoi si mega grabitje me inceneratorin 400 milionë eurosh të Tiranës.

Ajo nënshkroi padinë në SPAK ndaj ish ministrit të mjedisit Lefter Koka, ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj Sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave Engjëll Agaçi, dhe të një sërë zyrtarësh të nivelit më të ulët, pasi ata kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Më 21 tetor 2021 ishte sërish LSI e cila njoftoi se në SPAK ishte nisur një tjetër padi për incineratorët, kësaj radhe me të akuzuar kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, ish-ministrin Lefter Koka dhe Alqi Bllakon. Sipas dokumentit, landfillit iu dha më shumë tokë nga parashikimi, iu shty afati si dhe nuk u pyet komuniteti i zonës.

Po PD cfarë bëri nga ana e saj?

Të treja paditë fillestare te dërguara në SPAK erdhën vetëm në saj të insistimit të Jamarbër Malltezit, i cili nuk e ndali asnjëherë denoncimin e tij.

Më pas historia dihet.

Basha fut në lojë të besuarit e tij për ti hedhur hi syve shqiptarëve dhe për ta ndryshuar destinacionin e hetimeve. Madje Komisioni Hetimor i ngritur për inceneratorët ishte një vegël që shërbente për këtë qëllim, duke synuar varrosjen e të vërtetatve të aferës.

Që në fillim u vendos lënia jashtë e LSI-së nga ky komision, për të qenë sa më i kontrollueshëm dhe në nivel pazari me PS-në.

U bë një show i madh duke thirrur ministra, kryebashkiakë e vetë kryeministrin, pro të vetmet fakte që solli ky komision, ishin ato që u përcollnë nga përfaqeësuesi i Komisionit të Rithemelimit në të, Belind Këlliçi.

Editorial i gazetës Standart /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s