Kategori
Uncategorized

Po bëhet e qartë se Rusia po e humbet davanë pa e nisur mirë luftën.

Gazetari Ilir Ikonomi /

Putini nuk duket të ketë një strategji daljeje dhe është e paqartë se si do ta mbajë të pushtuar një territor kaq të madh me mbi 40 milion banorë.

Gjithandej shikon tanke ruse të shkatërruara me armën amerikane antitank Javelin – Shtiza. SHBA dhe Gjermania po sjellin me nxitim shtiza të tjera që shpojnë me sukses koracat ruse. Ukrainasit kanë përdorur me sukses raketat Stinger – Pickues për të rrëzuar avionë. Ata kanë vite që trajnohen.

Sipas burimeve të besueshme, një pjesë e tankeve ruse kanë mbetur pa karburant dhe flitet për ushtarë që kanë mbetur pa ushqim.

Disa ushtarë pyesin “përse jemi këtu?” Siç mund të shihet në disa video që vijnë nga terreni, ata janë totalisht të çorientuar, nuk e kanë mendjen për luftë.

Dhe të mendosh se ky është vetëm fillimi. Shumë shpejt do të shohim dezertime në masë të rusëve. Morali po bie me shpejtësi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s