Kategori
Uncategorized

Gjenerali i Kadyrovit të Çeçenisë vritet në aksion nga forcat elite ukrainase ‘Alpha Group’.

Magomed Tushayev një nga luftëtarët më të besuar të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov, është vrarë nga grupi Alfa i ushtrisë ukrainase, raporton The Jerusalem Post, duke cituar forcat e armatosura të Ukrainës.

Lajmin për vdekjen e tij e dha edhe gazetari i The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko.

Ponomarenko thotë se Tushayev u vra në aksionin që u zhvillua në Hostomel. Çeçenët thuhet se janë në konflikt me ekipin elitar të Ukrainës Alpha.

Lajmin se Tushayev ka vdekur e ka konfirmuar edhe ish-ambasadori ukrainas në Austri, Olexander Scherba, ku tha se ‘gjenerali rus nga Çeçenia nuk do të kthehet më në shtëpi’.

Kujtojmë se lideri i rajonit rus, Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, tha sot se luftëtarë çeçenë janë dërguar në Ukrainë dhe u bëri thirrje ukrainasve që ta rrëzojnë qeverinë e vendit të tyre.

Çeçenia, e udhëhequr nga Kadyrov që nga viti 2007, është një republikë ruse në jug të vendit, në kufi me Gjeorgjinë.

Në fakt, Kadyrov kishte zhvilluar një luftë për pavarësi të Çeçenisë (1999-2000), njëjtë sikurse edhe babai i tij (1991-1992) kur kishte shpallur pavarësinë e këtij rajoni, por në dy rastet kryengritjet ishin shtypur nga Rusia.

Më pas, Kadyrov ishte bërë mik me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe falë përkrahjes së tij, ai është gati mbret në Çeçeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s