Kategori
Uncategorized

Gjenerali Helmut Harff,duhet të përjetësohet në kosovë .

Në momentin që Gjenerali Gjerman Helmut Harff, u ul me helikopter komandantëve serb as që u shkonte mendja të largoheshin.

Gjenerali shjegon :

Nëse në këso situatash ia filloni të negocioni, atëherë keni humbur .

Në pyetjen e ‘Stern’ se si do të sillej po të mos merrej serjozisht kërkesa e tij nga serbët, Harff u përgjigj:”

Nëse keni qenë plot 40 vite ushtar , ju keni reflekse të mira edhe për palën tjetër”.

E dija se ata (serbët) vetëm po përpiqen të krekosen, por në fakt u kishte hyrë frika në bark.

Nga momenti kur ka filluar hyrja e KFOR-it, ushtarët serb kishin vetëm një hall: Si të ktheheshin të padëmtuar në shtëpi?

Në këtë intervistë të dhënë në vitin 2001 Harff tregonte se së shpejti do të vizitonte Kosovën ,Bosnjën, Kroacinë,Malin e Zi: Serbinë do ta lë anash. Besoj se atje jam një person i padëshirueshëm.

Harff gjithashtu kishte thënë se politikisht lufta e Kosovës nuk ishte e përgatitur si duhet nga Përendimi.

Ai kritikonte sidomos deklaratat e politikanëve përendimorë se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore në Kosovë.

Harff ishte parashutist dhe kjo shihej nga figura e tij. Shokët e tij ushtarë dhe oficerë e quanin gjeraqinë.

Ai ishte njëri nga ushtarakët gjermanë që ndikoi më së shumti që Bundeswehri të shëndrrohet në ushtri që merr pjesë në operacion e paqësore dhe në raste urgjente dhe në luftë, sin ë Kosovë më 1999. Përveç në Kosovë Harff më herët kishte shërbyer si komandant i brigades së parashutistëve gjermanë në Misionin e OKB-së UNOSOM II në Somali. Më 1997 ishte shef i shtabit të divizionit multinacional në Mostar. Gjenerali Helmut Harff, i lindur më 5 qershor 1939, vdiq më 8 shtator 2018, siç u mësua nga një përkujtim në gazetën ‘Allgemeine Zeitung’.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s