Kategori
Uncategorized

Bashkqeverisja Basha-Rama realitet dhe zhgënjim për demokratët dhe demokracinë!

Paulin Marku Lezhë /

Të nderuar demokratë dhe qytetarë të ndershëm .

1.Basha me vasalët e tij politikë votoi në parlamentin monist shtyrjen e afatit të mandateve për vetting-un në sistemin e drejtësisë,duke argumentuar se po i shërben Partisë Demokratike dhe demokracisë.

2.Basha si njeri dhe politikan i pabesueshëm me deklaratat e tij kishte deklaruar se drejtësia është e kapur nga Rama dhe kjo nuk do të pranohej asnjëherë nga demokratët,ndërsa sot qenka një domosdoshmëri dhe në shërbim të demokracisë.

3.Basha dhe Rama po tregojnë se marrëveshja e 17- Majit, për disa orë, të mbyllur njeri me tjetrin po vazhdon dhe tani është një realitet dhe një dëm i madh për opozitarizmin dhe demokracinë.

4.Basha me deklaratat e tij në çadrën e lirisë,konferenca shtypi,media,në takim me strukturat ka deklaruar se vetingu po kontrollohet nga Rama,ndërsa sot po del se ky process po kontrollohet jo vetëm nga Rama ,por edhe nga vartësi i tij Basha.

5.Basha në vazhdimësi ,por edhe sot po tregon se është i kapur nga Rama dhe po i shërben atij duke shfrytezuar vulën ,mandatet e deputeteve të votuar nga demokratët,në kurriz të demokratëve dhe interesave publike.

6.Basha si politikan i ashtëquajtur europian nuk kanë qenë asnjëherë korrekt dhe besues ,si dje dhe sot,me deklaratat e tij politike,por vazhdimisht i ka ndryshuar ,si deklarata për Xhafen, mos futja në zgjedhje me Ramen kryeminister, largimi nga parlamenti dhe zgjedhjet vendore, ndryshimet kushtetuese të Qershorit ,masakra zgjedhore.

7.Basha në këto ditë të veshtira si politikan po tregon se është nën presionin e korrupsionit ,lobimit me individë jashtë interesave të partnerëve strategjikë, hetimet nga hetuesit belgë ,si dhe tenderat korruptivë familjarë.

8.Basha si politikan i vogël dhe i llastuar kishte deklaruar në 90 ditët e çadrës së lirisë se nuk do ketë kurrë marrëveshje me LSI ,por në zgjedhjet e vitit 2021 kishte shtrëngime duarsh e përqafime, kurse sot i quan jo normale dhe të pandershme këto kualicione.

9.Basha në strategjinë e tij politike kishte si qëllim pastrimin e Partisë Demokratike nga demokratët, kontribuesit, themeluesit dhe kthimin e kësaj force politike në shërbime personale e perfitime ekonomike.

Opozita është domosdoshmëri për demokracinë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s