Kategori
Uncategorized

E tillë është këto kohë Nënë Liza.

Nga Luçiano Boçi /

MON(M)A LIZA DHE PIKTORI

Mona Lizën (Lisa Gherardini) e bëri të famshme Leonardo Da Vinçi.

Portreti i saj është i njohur në të gjithë botën. Një bukuri me hire të mrekullueshme. Fama e teknikave që ka përdorur Da Vinçi ndërthuret me cilësitë e portretit. Me tisin hyjnor pamja e saj spikat për buzëqeshjen enigmatike dhe shikim plot dritë që ngjan sikur nuk të shkitet asnjëherë. Është një portret në lëvizje.

E vënë përballë piktorit të famshëm fama e karakterit hyjnor dhe vlera e pikturës së saj ka tejkaluar dhe vetë emrin e Da Vincit.

Njëherë ta shohësh Mona Lizën, pikturën-portret, qoftë dhe në foto digjitale, pamja e saj fotografohet aq shumë e pastër në mendje sa askush nuk mund ta shqisë kurrë

.

Në kohën tonë moderniteti të jep mundësinë të shohësh jo më piktura-potrete më shumë se sa potrete-piktura.

Zakonshëm tani në foto. Në dukje të thjeshta por që transmetojnë vlera karakteri të pathëna me valenca simboli. Janë si të thuash piktura virtuoze të jetës që flasin, që frymëzojnë.

E tillë është këto kohë Nënë Liza.

Prej ditësh portreti i saj ka pushtuar ekranet. E veshur me të zeza me pamjen epike, duket sikur vjen nga një legjendë.

Mom(n)a Liza jonë është dhe ajo “e bukur”. Bukuria e saj është bruto, një bukuri e fortë dhe e drejtë. Vitet ka lënë gjurmët e tyre në pamjen e saj por dukshëm spikat karakteri i palëkundur. Buzëqeshja e saj vërtet ka humbur ndër vujatje, por më shumë ngjan sot si buzëqeshje e vrarë nga një forcë e ligë, që megjithatë së brendshmi është aty si dëshirë jete.

Vijat e vragta të mendimeve në pamjen e saj ngjajnë si kombinim dritë-hijesh të peneluara nga një gjeni.

Sytë nuk kanë atë shkëlqimin e gëzimit të famshëm të Xhokondës, por kanë brenda atë ngultësinë e vendosmërisë për të qëndruar e rezistuar në të drejtën.

Ajo është e mbushur me dashuri për jetën dhe shtëpinë dhe këtë e shfaq në çdo lëvizje e mimikë.

Dhe nënë Lizën kur e sheh, qoftë dhe një herë, nuk të largohet nga memoria. Një grua e vogël me kurajon sa një mal që sfidoi shtetin e padrejtësive.

Dhe ajo, pati para ca ditësh përballë një piktor. Por jo tamam piktor. Një si biçim piktori, i cili ka ngatërruar penelin me skeptrin faraonik e kujton se vizaton në erë fate të trishta njerëzish.

Dhe nënë Liza sikurse qindra banorë të 5 Majit nuk pranojnë që fatet e jetëve të tyre të zhgarraviten nga interesat shumë milionëshe të një kryeministri të dështuar.

Ajo nuk u tut. Video e saj e rrethuar me policët bëri xhiron e rrjetit dhe debati me Ramën vulosi superioritetin e portretit të thjeshtë të drejtësisë që mund e diskretiton dehumanizmin e institucionit të kryeministrit në një shtet banal e qesharak.

Fjalë e saj fare të thjeshta e të drejpërdrejta, zhvlerësuan kilometrat e ftohta të shkresave zyrtare që nuk kanë as shpirt dhe as përmbajtje.

Ato rrëzuan çdo retorikë e propagandë fallco e mashtruese të një qeverisje anti qytetare dhe arbitrare.

Nënë Liza është shembull qëndrese dhe revolte.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s