Kategori
Uncategorized

Dosja një milionë dollarë në SHBA/ SPAK, mos fli …

Lulzim Basha ka paguar 450 mijë USD në tre muaj dhe shumën 500 mijë USD, si special fee nga kompania Ruse offshore dhe janë plot 950 mijë USD. Plus 75 mijë USD paguar nga PD,

Janë plot 1.025.000 USD paguar nga PD dhe Lulzim Basha për lobim në SHBA.

jag

Kujtojmë këtu se në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017, Lulzim Basha publikoi në rrjetet sociale një foto me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti ka qënë në një mbrëmje për mbledhje fondesh për një kandidat të partisë së tij dhe ka bërë foto me ata të pranishëm te cilet dhe kanë paguar 20 mijë dollarë, një foto në 2:3 sekonds që ka bërë secili i pranishëm.

Mediat aso kohe raportuan se fotoja ka kushtuar jo pak, por rreth 20 mijë dollarë.

Basha ka blerë një biletë për të hyrë në këtë mbrëmje, ku çmimi i biletes për të hyrë në event është 10-20 mijë dollarë

Por nje si dardhja, historia e kësaj ngjarjeje e ka bishtin prapa

Pak kohè mbas publikimit të fotos së Bashës me Trump, plasi edhe skandali i lobimeve me para të financuara nga kompani off shore ruse.

Skandali i lobimeve me Nick Muzin në SHBA, ku janë paguar 1 milion e 25 mijë dollarë, për të cilin Lulzim Basha tre herë kur foli ka dhënë tre versione të ndryshme .(Lexo këtu)

Çështja e lobimeve të Lulzim Bashës, bëri bujë në media. Në lidhje me këto lobime, pati denoncime nga BIRN, Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri.

CNA.al i shkoi më tej investigimit dhe në muajin mars të vitit 2019, janë publikuar dokumentet zyrtare të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se: Kompania ruse Biniatta Trade LP do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s