Në katundin Psar 1 Zi té Kolonjës, vajza Xhemile Meleku u lajmërua prej çetave komuniste se mbrenda dy ditëve ajo duhesh tě běhej gati për të ndjekur fatin e ushtëris nacional-çlirimtare si vulnetare partizane!…
E mjera Xhemile ishte një vajzë katundari e ritur mbrenda gjirit fisnik të familjes dhe e ushqyer me ndjenja të lartra morale.
Prinderit e saj u tmerran nga kjo fatkeqësi q’i ngjante bijës së tyre por nuk kishin ç’tě běnin mě tepër, përpara urdhërit të xhelatëve ka vetëm një pěrgjigje:
vdekje.
Dhe vajzës së shkretë i kaloi çdo gjë nëpër měnt: tě veje me partizanët dhe të humbase çdo bukuri vetije që kishte përsipër apo të ruante të pa prekur nderin e familjes dhe atë të gruas shqipëtare?

Diçka vendosi në heshtje:
Siguroi prindrit e helmuar se nuk ki shte fuqi veç asaj të Zotit që prek te nderin dhe kryelartësin e saj si shqiptare dhe, në fshehtësin më të madhe, pregatiti vetë një lloj helmi, e piu dhe i dha fund jetës më 20 të k. m. disa orë përpara mbarimit t afatit!…
Lajmi i vdekjes së vajzës u hap si vetětima.
Prindërit dhe bashkë fshatarët derdhën lote mallëngjimi por në zemrat e tyre fshihej një farë ndjenje sodisfaksioni: janë shënjat e para që Shqiptart fillojë të kuptojë se përpara ç’gremine ndodhet dhe ç’duhet te bējë..
Vajza Xhemile me një vet-mohim
t’admirushëm u foli qartazi brezit që jeton dhe atyre që do të vině:
na jemi stolija, gazi dhe bukurija
e familjes Shqipëtare deri sa do
të dimë të mbajmë lart tradi
tat, nderin dhe vetijat e larta të
moralit.
Shqiptare dhe shqiptare, gjunjëzo huni përpara kujtimit të trimneshës s’onë dhe shtrëngohuni sa më tepër dhe më shpejt rreth Flamurit të Ka striotit, në duani që traditat t’ona mijë vjeçare të mbeten më këmbë dhe të pa prekura.
Maj 1944