Kategori
Uncategorized

Berisha: Basha u thirr nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para trafiku .

Lideri historik i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë bombë nga Durrësi, duke deklaruar se Lulzim Basha akuzohet nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para nga trafiku.

.

Sali Berisha:

Ja t’i bëjmë një pyetje ish-kryetarit dhe deputetit të Durrësit Ferdinand Xhaferri:

Ferdinand, eja dhe thuaju zgjedhësve të t’u çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belge?

Mos ua fshih, duhet t’ua thuash, mos u bëj hipokrit, të kanë votuar, tregoju njerëzve.

U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku.

U kap edhe si mashtrues në betim.

Ferdinand eja këtu me mua, ose shko dhe tregoji çdo demokrati.

Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që i thyen ata.

U kishte dhënë një variant krejt tjetër.

E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama Toyota Yaris me një njeri, por prokurorët belgë do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni.

Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin (Luan Hoti) këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s