
Lideri historik i PD, Sali Berisha i bën thirrje ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, që t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve, për deklaratat e saj kur u shpreh që “demokratët të mos hanë bar”.
Në “Dekalog”, në RTSH, Berisha tha se në shprehjet e saj Kim duket sikur ka lexuar diktatorin Enver Hoxha.

Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar.
Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete.

Këto i kam deklaruar në atë kohë.
Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve.
Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë.
Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë.
Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri.