
DJAJTË NË KULLËN E TEMPULLIT!…
Nga Agim B . Jazaj .
TË publikohen pagat, ofiqet dhe çifligjet e Minstreshave, Ministrushave, Deputetkave, Depututkve.
Kabrioletat, Ballonët, Silurusët, Bashkëjetusët e Drejtoreshkave, Drejtorushkëve, Këshilltarve e Padronozhistëve…
Po edhe Pensonet e Varfanjakëve shqiptarë…
Krimi dhe korrupsioni shqiptar ka prekur Majat në pikat Ulëritëse me ç’qeverisjen shqiptare, e përkthyer në antishqiptare të Rilndje-Rivdekjes!
Publikimin i vjedhjeve marramëndëse nga zyrtarët- zgjyrtar mbi mjerimin, vdekjen dhe varret e shqiptarëve prej mjeteve të informimit publik, shqiptarët me gjak shqiptari, e çmojnë se është një shërbim dhe mison kombëtar, apelues edhe për të verbërit nga trut dhe qorrat nga syt; për të parë në sy të vërtetën, shtypjen dhe shfrytyëzim që ju bëhet shqiptarëve nga antinjerëzorët, antishqiptarët që kanë ngritur parajsën e tyre mbi mjerimin, vjedhjen e shqiptarëve, mbi ata që nuk kanë as bukë për të futur në gojë, shtëpi për të futur kokën, dritë për të parë dhe pak zjarr për të ngrohur shpirtin!…
Këta Vrastar me pushtet- lumturohen duke mjeruar të tjerët, nuk lumturohen duke lumturur edhe të jetrët. Pagat marramendëse, mbi pensionet deri 50- 60 E në muaj, mbi lotët që shkaktojnë këta vrastar dhe antinjerëzor, pa asnje kontribut, asnjë ditë pune dhe pa i njohur as mëhalla e tyre, “tunden dhe shkunden, sikur mbi supet e tyre qëndron fati i Shqiptarëve”, i ngjit përpjetë politika e rrënim- rrëmbimit, duke i graduar 7 shkallë, me spaletat e Zyrtarit-Zgjyrtarit pa pasur shiritin e qytetarit, për t’i keqpërdorur si “vrasës me pagesë”!
Shqiptarët kërkojnë të pulikohen dhe i shohin rrogat e majme, rrjepjen e tyre nga Qeveria Kampon e Botës me: 12 Ministersha dhe 4 Ministrushat, që shëtsin me Kabrioleta tip i fundit, ballonët dhe në luksin e pa shoq, sarajet kudo, brenda dhe jashtë vendit….
Kërkojnë të publikohen rrogat e majme të Zvendësministershave dhe Zvminstrushve Dyrektorëve, Këshilltarëve dhe Baxhellëve, Puthadorëve dhe Këpucëfshirësve; që kanë mbushur Stallat e Ndotura të Politikë-Ndoturës, po dhe të Kullotave të pastëra shqiptare, kanë zgjebosur: Tufën, Stallën, nga bariu i kryezgejbosur.
Pensionistët- mjeran shkojë me ditë të tëra në radhë, në ditët e ftohta- kallkan dhe kthehen me buzët e plasura, pa e marrë as shpërblim- mashtrimin, 5 mijë lëkshin që u ka premtuar, poshtëruar qeveria e Rilndjes-3.
Mijëra padronazhist, këshilltar- kanë mbushur listat e administaratës shtetrore me paga të majme, duke varfërur e mjeruar shqiptarët. Dhjetëra e mijëra mjeran nga Malli i keq, i keqpërdor krimi, i ndërsen shteti- antishtet, të zbritur nga malet me; lopën për litari dhe qenin për zinxhiri, duke u shtuar e rritur faturën e dritave, te ujit, gjebërimit, mashtrimit qytetarëve për të përballuar pagat e majme të abuzusve me pushtetin e vjdheur! Edhe këto ditë në Vlorë kan zbarkuar “Grupet e Kontrollit Puntor e Fshatar” në roje të verbuara të këtyre padronove, përverse janë hedhur në sulme, duke përndjekur edhe Personazhe Publik, shërbestar të shoqërisë shqiptare për “t’i akuzuar e shpalluar fajtor, sepse nuk i paska shkuar fatura e djegjes së llampës nga Institucioni”!!!
Shteti i ngritur mbi krimin dhe abuzimin, i lidhur me krimin, Diskriminon Shqiptarët e Ndershëm, Qytetarët, duke ndërsyer mbi ta; Qentë, Bushtrat, Konet, Pikot e vërbëra që kafshojnë edhe atin dhe mëmën, nuk njohin asnjë parim Njerëzor- Moral dhe Qytetar!
Mbi këto themele ështe ngritur shteti shqiptar?!
Dhe nga këto themele duhet shëmbur shteti i Krimit; nga Shoqëria shqiptare që aspiron dhe ëndërron; të jetojë si qytetare në trullin e vet, në vatanin e saj të shënjtë dhe të shtrënjtë, të shëmtuar nga shteti dhe “shtetarë” pa gjak dhe gen shqiptari!
Shqiptarët nuk marrin në dorë fatin e tyre, të vendit të tyre, po marin udhët e botës, kërkojnë dhe gjejnë fatin nëpër botë!
Mijëra shqiptarë presin nga fëmjtë e tyre, tu dërgojnë për të blerë ilaçet dhe bukën e gojës… Dhe bastradët me pushtet: Rrjepin, grabisin dhe mjerojnë përditë shqiptarët.
Ky popull (milet) e ka hak Lirinë?!
Vargjet e këngës së herershe, kumbojnë përditë e më fortë:
Ngrihuni mjeranë të shekullit,
Kini futur djajt,
Në kullën e Tempullit!