Kategori
Uncategorized

Unë e kam urryer këtë regjim që në fillim se është një regjim që ka ardhur në fuqi me gjak dhe prandaj nuk e dua.

Nga Kastriot Dervishi /

Ahmet Manxhar Hoxha nga Kolonja e Gjirokastrës, u dënua tre herë për arsye politike nga regjimi komunist. Vuajti gjithsej 20 vjet, 7 muaj, 15 ditë heqje lirie në vitet 1958-1979.

Herën e dytë u dënua për arratisje nga Reparti nr.309 Rubik. Herën e tretë u arratis nga Reparti nr.303 Spaç, por nuk mundi të përfundojë largimin sepse u arrestua.

U dënua me vdekje kur ishte vetëm 39 vjeç.

Fjalët e fundit të tij janë të jashtëzakonshme e në përputhje me moralin e një antikomunisti të vendosur.

I dënuari ishte lidhur duar e këmbë në Tiranë, teksa u dërgua një ditë para se të vritej në Pukë (një ditë më pas shkruhet në Rrëshen).

Ekzekutimi me vdekje me një plumb në kokë u bë më 31.1.1979, ora 24.00 në rrugën e Kaçinarit “varianti i druve”.

Pavarësisht përpjekjeve, ky vend nuk është arritur të identifikohet qartë. Në fjalën e fundit Ahmeti tha:

Unë e kam urryer këtë regjim që në fillim se është një regjim që ka ardhur në fuqi me gjak dhe prandaj nuk e dua.

Kam qenë armik i këtij pushteti dhe i kësaj partie dhe jam armik i kësaj partie se ka ardhur në fuqi me gjak dhe me gjak e ka mbajtur, por edhe me gjak do mbarojë” (tekst i korrektuar nga gabimet gjuhësore të mbajtësit të procesverbalit).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s