Kategori
Uncategorized

Familja që ha krundet e bukës së qenit.

Anila Hoxha /

Krundet…

Nje oficer policie i cili u perfshi ne nje aksion per te zbuluar hajdutet e postes , që rezultoi se ishin dy femije , me telefonoi gjate javes. Po me shfaqte trishtimin e tij per gjendjen tmerresisht te mjere kur gjendeshin dy minorenet. Dhe me ate ne distance qe me tregoi shtepine e hajduteve , rindertova historine e femijes mes pendeses , lutjes se shoket nuk duhet tja mesonin emrin mbasi do ta tallnin ne shkolle dhe trishtimit se atje ku punonte si lavazhier mbas mesimit, nuk po e merrnin ne pune.


Sot u ktheva ne shtepine e E, 15 vjecarit per te cilin raportova gjate javes se si ai u arrestua mbas nje vjedhjeje , që e inicioi me bashkemoshatarin e tij me shpresën se kështu po prisnin një biletë për të shpëtuar nga mjerimi.

Të dy fëmijët vec varfërisë ju hapën akoma më shumë telashe prindërve.

Të shkruash për fëmijë që shtyhen të vjedhin nga varfëria , dhe të shkruash për fëmijë që nuk kanë as bukë në shtëpi, janë dy gjëra të ndryshme. Të fundmet lekë që kishin mbledhur pikë mbas pike ua zhvati një avokat kryesisht, I cili u mburr se me aftësinë e tij sepse foli shumë në gjykatë ,mundi të lirojë të dy fëmijët.

Në të vërtetë ata shpëtuan nga burgu mbasi janë nën moshë.

Avokati që realisht i ka vjedhur duke I mashtruar , me siguri do mashtrojë kështu të mjerë të tjerë, për të cilët 500 mijë lekë të vjetra janë cdo gjë.

Dhe e diela mbas lirisë nis kështu për këtë 15 vjecar. SHikon nënën që përzien krundet e qenit, ajo hedh një grusht miell në tepsi dhe sajon bukën.

Bukë që nuk kalohet poshtë – pëshpërit djali, nuk hahet . I verdhë, I paushqyer, ashtu si dhe shoku tjetër me banesë poshtë urës së Kamzës ( ky I fundit me babain në Afrikë e nënën pa punë).

Përpiqem ta ndjej shijen e një buke me krunde që duhet ta hante qeni, dhe dridhem. Dridhem teksa shoh një grua të sëmurë që nuk ka para për ilace që të kurohet, një kryefamiljar që përfundoi në burg , madje atë e degdisën në Fushë Krujë sa më larg të mundeshin sepse është I mjerë, ska para, ska mundësi të zgjedhë e paguaj një avokat personal.

Mbasi u kthye nga puna si murator në banesë e priste policia që kontrolloi mos gjente paratë e vjedhura nga I biri dhe ndërkohë mes rraqesh të falura e të sajuara një pistoletë , që derisa të dalë gjendja e saj teknike ai do presë në burg. Ky shkelës ligji para syve të drejtësisë e kujtdo puritan, ishte I vetmi që sillte të ardhura nga puna si murator. Dhe sakaq dibrani I pashresë edukonte të bijtë “ rroni me nder”. Ajo bukë , që duhet të heqë vaktin me turshi është përditë e përditë në tavolinën e E. Dhe dridhem sepse asaj buke të pangrenshme dua ti ngre një statujë që cdonjëri të kujtohet duke kaluar aty se ne kemi pushuar së qeni njerëz.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s