Kategori
Uncategorized

Berisha non grata, 0 prova! Dosja kundër Berishës është bosh …

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk jep asnjë provë në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Blinken artikulon në letrën e përgjigjes se :

Vendimi është bazuar në lajmet e publikuara në media dhe deklaratat apo retorika e Berishës e cila është interpretuar si indicie se Berisha është i gatshëm të mbrojë veten, familjen dhe aleatët politikë përballë hetimeve dhe përpjekjeve anti-korrupsion

Letra e plotë e Blinken për kongresmenin Zeldin.


Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës në kohën që ishte zyrtar publik. Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe zyrën rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit.

Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.

Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme.

Kërkesa e Kongresmenit Zeldin, drejtuar DASH .

.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s