Kategori
Uncategorized

Abuzues dhe aspak të sinqertë me demokratët,nga protestat,çadra e lirisë,marrëveshja e 17-Majit kokë më kokë me Ramen dhe emërimi juaj si ministër drejtësisë i këtij kabineti.

Paulin Marku/ Ish kryetar i PD/Lezhë dhe Anëtar i këshillit kombëtar të PD_së.

Ju bashkë me stafin tuaj keni qenë abuzues dhe aspak të sinqertë me demokratët,

Duke filluar nga protestat,çadra e lirisë,marrëveshja e 17-Majit kokë më kokë me Ramen dhe emërimi juaj si ministër drejtësisë i këtij kabineti,

lista me deputetët të dorëzuara pas orarit zyrtar në KQZ dhe me mungesat me emra në vitin 2017,

fushata elektorale gjysmë e vdekur në vitin 2017 ,

djegja e mandateve,mosmarrja pjesë në zgjedhje vendore, ndikimi në komisionin e vlerësimit të kandidaturave,

lista e kandidatëve në vitin 2021,organizimi i fushatës dhe humbja e këtyre zgjedhjeve.

Reagim me keqardhje!

Drejtuar z.Bardhi si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

1.Gjatë karrierës time personale në politikë,si në dëtyrën e Kryetarit të PD-së Dega Lezhë dhe sot në dëtyrën e anëtarit të këshillit kombetar të PDSH-së nuk jam marrë me emra,familjarë apo etiketime personale,por me parimet dhe shkeljet të cilat më janë dukur të arsyeshme dhe politike.

2.Jam ndjerë mjaft i zhgënjyer nga ju z.Bardhi , nisur nga deklaratat tuaja personale,aspak në lidhje me demokratët shqiptarë dhe interesat e tyre,si për argumentat për statutin ,ashtu edhe për komentet dhe përgojimin e disa figurave politike të PD-së.

3.Duke qenë se jeni rritur me fotografinë e doktorit në familje,nuk është aspak denjitoze dhe e moralshme që në respekt të atyre familjarëve tuaj që kanë vënë kornizën me foton e liderit historik,të silleni në këtë mënyrë, sot në postin që mbani në Partinë Demokratike.

4.Demokratët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombetar jashtë çdo presioni apo ndikimi nga dikush,jashtë çdo interesi personal të çdo individi,kushdo qoftë ai,por duke u nisur nga gjendja alarmante që ka realisht Partia Demokratike.

5.Të gjithë demokratët e dinë mjaft mirë se ju jeni zgjedhur dhe nuk jeni kontestuar së bashku me kryetarin sepse demokratët mendonin se kishit mbeshtetjen e liderit historik ,të cilin sot e quani të shkuarën dhe do ti heqni tubin e oksigjenit që po i shërben Rames.

6.Ju bashkë me stafin tuaj keni qenë abuzues dhe aspak të sinqertë me demokratët,nga protestat,çadra e lirisë,marrëveshja e 17-Majit kokë më kokë me Ramen dhe emërimi juaj si ministër drejtësisë i këtij kabineti,lista me deputetët të dorëzuara pas orarit zyrtar në KQZ dhe me mungesat me emra në vitin 2017,fushata elektorale gjysmë e vdekur në vitin 2017 ,djegja e mandateve,mosmarrja pjesë në zgjedhje vendore, ndikimi në komisionin e vlerësimit të kandidaturave,lista e kandidatëve në vitin 2021,organizimi i fushatës dhe humbja e këtyre zgjedhjeve.

7.Asnjë analizë nuk është bërë në asnjë degë apo organet drejtuese të PD-së për shkaqet e rezultateve të zgjedhjeve të 25-Prillit,problemet gjatë fushatës,por vetëm me deklaratën e masakrës zgjedhore ,gjë për të cilën nuk organizuat asnjë protestë të vetme ,të paktën në respekt të punës dhe mundit të demokratëve të ndershëm.

8.A jeni në dijeni të mbeshtetjes reale tuajen nga baza e partisë dhe pse nuk merrni guximin të dilni dhe të sqaroni strukturat drejtuese të partisë për gjendjen aktuale,situatën dhe mendimet e demokratëve.

9.Bashkëbisedimi me demokratët në foltore është pakënaqësia qe ju i keni shkaktuar demokratëve duke i lënë në opozitë pë 12- vite ,duke mos i respektuar,takuar apo bashkëbiseduar sinqerisht me to dhe jo interesat personale të asnjë individi.

10.Partia Demokratike nuk është vula,por janë ato demokratët që kanë firmosur me kënaqësi mbledhjen e kuvendit,kanë shprehur mendimet e tyre në foltore dhe kjo vulë nuk është pronë private e askujt ,por është vullnet dhe dëshirë a atyre që kanë punuar e mbështetur realisht partinë demokratike dhe jo mandatet tuaja të listës kryetarit.

Kush po i shërben realisht qeverisë Rama!

Me respekt P.M

Anëtar Keshilit Kombetar të PDSH-së

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s