Shkrim nga Mal Berisha …

Në ditët e zgjedhjeve të Lulzim Bashës, në drejtim të Bashkisë së Tiranës, në vitin 2011, u angazhuam edhe neve, grupi i ish-punonjësve të UNMIK – ut, emrat e të cilëve janë përmendur shumë herë në mediat e asaj kohe.
• DITA E “FITORES SË LULIT”
Edith Harxhi, Rudi Bobrati, Endrit Reka dhe autori i këtij shkrimi. Komisioni i Zgjedhjeve po bënte numërimin e votave të fundit kur u lëshua kushtrimi, se Lulzim Basha kishte fituar.
Në korridorin e atij kati dolën dhe shpërthyen me ngazëllim për fitoren: Opinionisti më i shquar i televizioneve shqiptare, biznesmeni më i pasur shqiptar (që tani Luli e quan oligark) dhe një pronar i njërës prej mediave shqiptare më të mëdhaja. Ata ishin në krahun jugor të të njejtit kat në një zyrë me Lulzim Bashën.
Zbrita menjëherë dhe u futa në zyrën e Dr. Sali Berishës. Në zyrë kishte shumë gëzim dhe entuziazëm. Të gjithë po festonin në mënyrën e tyre. Një deputet, i cili i rri tani në krah Lulit, qante nga gëzimi. Ndërsa doktori ishte ulur në një poltronë, jo në vendin e tij, por në atë të të ftuarve që vizitonin zyrën e tij. Edhe unë, me shumë gëzim, iu afrova, ia dhashë dorën dhe e urova.
• SALI BERISHA KONSTATON VOTAT E HEDHURA GABIM QË I DHANË FITOREN LULZIM BASHËS.
Për habinë time ai ma tërhoqi dorën drejt vetes dhe më tha tek veshi:
Ishte kjo gjetje ideale e një gabimi të votuesve që e konstatoi Dr. Sali Berisha, me instinktin e tij prej politikani, dhe që bëri që Ambasadori Arvizu të përvishte mëngët për të bërë rinumërimin dhe Lulzim Basha të fitonte. Rezultati tashmë dihet. Luli u bë Kryetar, me disa vota nga ato të hedhurat gabim, edhe pse Sali Berisha “paska qenë i përjashtuar prej tij, nga drejtimi i punëve të asaj kohe dhe të asaj dite”.
O Tempora, O More!
• TRADHTIA E LULZIM BASHËS NDAJ MIQVE TË TIJ UNMIK -as.
Katër miqtë UNMIK – kas të Lul Bashës, megjithë skepticizmin që i karakterizonte ndaj një fyryfyshti, flirtet e të cilit në Prishtinë i dinim të gjithë, bënë gjithçka për fitoren e tij.
Dhe ai i shpërbleu siç din ai t’i shpërblejë miqtë dhe demokratët: Me tradhti:
Edith Harxhi u përjashtua nga PD – ja;
Endrit Reka u shkelmua pa vonuar fare;
Rudi Bobratit iu harrua emri dhe puna e palodhur që bëri për Lulzim Bashën;
Ndërsa autori i këtyre radhëve, duke besuar Bespremin, i ndihmoi pa asnjë kusht as konditë deri kur u bind se ai është një tradhtar dhe i pabesë.
Dhe këtë e kam konstatuar shumë kohë përpara se ai ta shfaqte hapur pabesinë. Prandaj u largova urtësisht prej tij.
•TRADHTIA E LULZIM BASHËS NDAJ DEPARTAMENTIT TË SHTETIT
Me daten 30 Prill 2019, ora 17.00 deri në 18.10 unë kam pasë takim kokë më kokë me, asistentin e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Ambasador Philip T. Reeker, drejtorin e Ballkanit z. Matthew A. Palmer, si dhe diplomatët Paul E. Pfeuffer dhe Keith E. West.
Ajo çfarë më thanë ata burra përmblidhet në këtë frazë:
“Lulzim Basha na preu në Besë. I thamë mos dil nga Parlamenti! Në mbrëmje na premtoi se nuk do të dilte dhe na tha: “Jo nuk dal!”
Të nesërmen, për habinë tonë, doli. Tani gjejeni vetë se si mund të luftoni jashtë institucioneve!”
Sa keq më vjen që të tregoj sesi një njeri që i besuam aq shumë na tradhtoi kaq pabesisht!?