Kategori
Uncategorized

Besëlidhja, besëprerja dhe ikmbathja…

Sot nẽ Lezhë femrat u rrebeluan “live” ato bënë thirrje për votë masive kundër shkeljeve statutore të partisë nga ai që supozohet të jetë gardiani dhe zbatuesi i parë i rregullave brenda partisë.

Shkruan Kleves Bitro /

Besëlidhja, besëprerja dhe ikmbathja…

Lezha e besëlidhjes dhe Kuvendit të burrave dha kumtin e datës së fundit për besëprerin. Data 11 dhjetor 2021 është dhjetori i dytë i PDsë dhe fundi politik i pengut të Kryeministrit në krye të opozitës.

Për më keq nga Lezha filloi dhe revolta e grave ndaj peng-kryetarit me kryetaren e degës së PDsë në Lezhë për femrat të rrebelohet “live” e të bëjë thirrje për votë masive kundër shkeljeve statutore të partisë nga ai që supozohet të jetë gardiani dhe zbatuesi i parë i rregullave brenda partisë.

Kjo është e paprecedentë ku tashmë jo vetëm burrat e PDsë, por dhe gratë burrnesha të kësaj partie braktisin “kodoshin” politik të kapur nga Rama. E tashmë që orteku i besëlidhjes ka vënë përpara besëprerët, sinjali i rithemelimit të opozitës ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe po ndiqet me interes të shtuar nga dashamirësit e një PDje të fortë, të bashkuar dhe fituese.

Llava e entusiazmit që ka përfshirë gjokset e demokratëve po derdhet foltoreve, rrugëve, shtëpive dhe vatrave të çdo njeriu që nuk u shit e nuk u ble këto vite.

Ajo llavë do shkrijë shpresat e zgjatjes së jetës së rregjimit përmes çdo bashkëpunimi nën justifikimin e nevojave të stabilokracisë.

Tashmë bari i lëndinave të qeverisë sado miklues të jetë fundjavave me mbështetësit e Ramës nuk bën për opozitarët realë.

Ai mund të shijojë selive, vilave, resorteve, por nuk bën për njerëzit e thjeshtë që janë shumica e opozitës.

Përballja me të keqen është mision dhe ky mision nga foltoret ka zbritur në zemrat e njerëzve të lirë e sovranë. Shqipëria tashmë shpreson.

Ikmbathja nga sytë këmbët ka tashmë datën ultimative.

Është fillimi i fundit për pengun dhe qeverinë…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s