Kategori
Uncategorized

Stefan Lövfen : Thjeshtesia e nje kryeministri Viking.

Ai shkon çdo javë dhe porosit vetë një picë.

Në foto : Kryeministri Suedes Stefan Löfven, dhe miku i tij, djaloshin shqiptar me origjinë nga Starova -Pogradec, studenti i Arkitekturës, Geraldo Sulstarova .

Stefan, pret aty si gjithë qytetarët deri sa ajo (pica) të jetë gati, dhe kurrë nuk largohet pa u përshëndetur dhe biseduar disa minuta me punonjsit e picerisë, por veçanarisht me ish studentin shqiptar të Arkitekturës Geraldo Sultarovën .

Mbasandaj paguan, merr picen e paketuar në dorë, dhe qetësisht largohet më këmbë drejt shtëpisë së tij …

Një ditë tregon Geraldo, kishim shumë punë,

kryeministri erdhi dhe ne u ndiem shumë në siklet, sepse lokali ishte plot dhe ne nuk mund ti shërbenim në momentin që ai u fut në lokal .

Ai na pershendeti dhe u ul në një prej tavolinave bosh, porositi picën, nderkohë mori dhe konsumoj disa minuta një gotë verë, kjo deri sa pica të bëhej gati.

Ne dëshironim ta qerasnim, por ai duke bërë pagesën i buzëqeshur na i këtheu.

Ju faleminderit miq !

Por unë punoj, dhe paguhem ….

Veç shoqëruesit personal i cili e pret gjithmonë jashtë picerisë, syri nuk te sheh për rreth kalecë civilë, as bllokim rruge, dhe as veshët nuk të dëgjojnë sirena policie .

Në foto : Kryeministri Suedes Stefan Löfven, dhe miku i tij, djaloshin shqiptar me origjinë nga Starova -Pogradec, Geraldo Sulstarova .

Shteti nuk bëhet me pushtetarë mashtrues, ordinerë të çertifikuar,

Nuk bëhet me mashtrime elektorale,

Nuk bëhet duke e vjedhur me tendera fiktivë dhe abuzive,

Shteti nuk bëhet me uikende dhe parada mode të politikanëve, deputeteve dhe pushtetarëve milionerë siç janè këta tanët në Shqipëri.

Siguria dhe qetësia e qytetarit, nuk vjen me vjedhjen e votës .

Nuk vjen me forcën e bandave kriminale .

Nuk vjen me punësimin e trafikantëve në shtet, apo bashkpunimin e shtetit me ta .

Siguria e shtetit dhe qytetarit nuk vjen as me veting, apo zhurmën e gënjeshtër të sirenave të policisë.

Siguria e qytetarit vjen vetëm me zbatimin e ligjit, dhe barazia e të gjithëve para tij ..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s