Kategori
Uncategorized

Lubonja: Berisha është burrë i ndershëm, atë e goditi Rama me ndihmën e Soros.

Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja komenton vendimin e kryetarit në detyrë të PD, Lulzim Basha, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Lubonja thotë se Berisha është i ndershëm, duke rrëzuar kështu akuzat që çuan në shpalljen non grata, ndërsa shtoi se lideri historik i PD u godit nga kryeministri Edi Rama me ndihmën e miliarderit George Soros.

“Nuk kam parë politikan shqiptar që të vendosë interesin e Shqipërisë mbi atë personal, kjo nuk diskutohet, ky është problemi. E dyta edhe sa i përket sinqeritetit, çdo politikan shqiptar, duhet t’ia kthesh ato që thotë së prapthi për të gjetur ndryshimin. Kritika ime kryesore qëndron në faktin se unë duke parë metodën si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, 1 që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Edi Ramën dhe qeverinë, ku çdokush mund të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëj një lider i pushtetshëm, që ka arritur të krijoj ca lidhje me disa lobingje amerikane, mundet të të rrëzojë si rivalin e vet me ndihmën amerikane.

E dyta mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë dhe nuk është mënyra për t’u forcuar opozita, përkundrazi, unë shoh një opozitë që dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që po ndodh në Shqipëri që fillojnë qysh herët, është krijuar një sistem për të cilin kanë kontribuar dhe kanë vendosur nga një ingranazh dhe tani, në vend që kjo parti dhe këta njerëz, të paktën duke u nisur nga preteksti amerikan, për korrupsionin si rrezik për vendin, duhet të ishte bërë analizë për të gjithë këtë korrupsion”, tha Lubonja.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s